Angelina Jolie në kampin e refugjatëve në Greqi, ja mesazhi i saj

Një ditë pas vizitës së Angelina Jolie në kampin e refugjatëve në Luginën Bekaa të Libanit, e dërguara e posaçme e KB udhëtoi sot per në Greqi, ku u ka bërë thirrje fuqive botërore që t’i japin fund luftës pesëvjeçare në Siri dhe të ndihmojnë miliona njerëz që kanë braktisur vendin e tyre nga konflikti.

“Lutja ime sot është për qeveritë në gjithë botën, që të tregojnë lidership, të analizojnë situatën dhe të kuptojnë saktësisht se çfarë mund të bëjnë vendet e tyre, sa emigrantë mund të ndihmojnë”, ka thënë aktorja amerikane në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters.

Ajo ka vizituar të martën një kamp në Luginën Beka në Liban, ndërsa ka krahasuar krizën e emigrantëve sirianë më atë të Kosovës. Miliona emigrantë sirianë janë vendosur në Turqi, Liban dhe Jordani. Evropa po ashtu po përballet me krizën më të rëndë të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Javën e kaluar, vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë, duke bërë që mijëra emigrantë, të cilët kanë arritur nga Turqia në Greqi, të mbeten të bllokuar në qytetet greke.

angelina1“Mundohuni të qëndroni të fortë.” – ka thene Jolie.

Jolie, vizita e të ciles vjen përpara një samiti të Bashkimit Evropian me Turqinë mbi krizën e emigrantëve, ishte vendosur të bente edhe nje takim me kryeministrin e Greqisë.

Gjatë udhëtimit të saj në Liban, aktorja u kërkoi fuqive botërore të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund konfliktit sirian dhe për të ndihmuar miliona njerez, të cilët janë larguar nga luftimet.

femra-moderne.com