Armani zhduk peliçet nga te gjitha koleksionet e tij

Armani ben nje zgjedhje te forte, por shume kontemporane, duke e kthyer marken e tij ne “fur free”

Giorgio Armani i ka thene mjaft peliçes. Lajmerimi i bere dje, i cili eshte ne akord me Fur Free Alliance, ka te beje me vullnetin per te hequr dore totalisht nga perdorimi i peliçes se kafsheve nga te gjitha produktet e ketij grupi. Ndryshimi fillon qe nga stina vjeshte-dimer 2016-17.

Armani“Zhvillimi teknologjik i arritur vitet e fundit, na lejon qe te kemi ne dispozicion alternativa te vlefshme, qe e bejne te padobishme thirrjen e praktikave mizore kundrejt kafsheve. Duke ndjekur hapat e ketij procesi  te virtytshem, i nisur prej kohesh tashme, ndermarrja ime merr sot kete hap te rendesishem, duke deshmuar vemendjen e vecante drejt problematikave qe kane lidhje me mbrojtjen dhe respektin e botes se kafsheve, por edhe te natyres” – ka thene stilisti ne deklataten e tij diten e djeshme.

I kishte ardhur koha, pasi edhe publiku i gjere eshte bere me i ndjeshem naj çeshtjeve te mbrojtjes se kafsheve dhe ndalimin e perdorimit te cdo produkti te perfituar nga mizoria ndaj kafsheve.
Kjo shenon nje fitore per t’u mbajtur mendj nga PETA dhe avokatet mbrojtes te kafsheve, te cilet kane kaluar vite per te arritur ne kete dite.

femra-moderne.com