Eshte 1 gje qe nuk del kurre nga moda.

Eshte nje gje qe nuk i iken asnjehere koha dhe nuk del ndonjehere nga moda dhe gjithmone do te jete ne mode. Mbi te gjitha me kalimin e moshes, duhet te jemi me te kujdesshme se cfare veshim! Nese je mbi 40, lexo disa keshilla qe mund te te vlejne…

Si te gjitha grate edhe mua me pelqejne te rejat qe propozojne stilistet neper koleksionet e tyre. Hap dhe shfletoj revistat e modes, shikoj ne rrjet per tendencat e fundit me shume kuriozitet dhe deshire. Por, sado qe me terheqin dhe e imagjinoj veten time te veshur me to, prapeseprape shikimi dhe dora ime ndalon tek gjerat e thjeshta, lineare, minimaliste. Fustane me prerje te thjeshta, te ngjashme me ato te vitit te kaluar, apo te para dy viteve, apo te para 10 viteve…, por qe mjafton te kene nje detaj, nje vecanti, nje ndryshim te vogel. Keshtu qe, me kalimin e kohes me lindi pershtypja (dhe m’u mbush mendja), qe jam e sigyrte se eshte e ngjashme me mendimin e shume te tjerave, se pertej tendencave dhe trendeve, pertej pamjet lajkatare te modes, moda eshte thjeshtesi dhe thjeshtesia eshte elementi kyç i elegances. (Por me shume se kurdo, kur i ke kaluar te dyzetat!)

Per t’ju bindur juve qe akoma nuk jeni bindur, kam nje prove te pakundershtueshme: kur stilistet, pas sfilates, dalin te marrin duartrokitjet dhe te pershendesin publikun, zakonisht kane veshur nje bluze te thjeshte dhe nje pale xhinse. Po, sigurisht, do thoni ju, jane duke punuar dhe duan te ndihen rehat. Por per disa nga ato kjo eshte uniforma e tyre: mendoni pak per Giorgio Armanin, nje nga stilistet me te medhenj te koheve tona, i cili ka gjithmone veshur nje T-shirt ose pullover, blu ose te zeza, me pantallona te te njejtes ngjyre. Apo Victoria Beckham, e njohur per stilin e saj posh, te shtreses se larte, e cila ne nje nga sfilatat e fundit eshte prezantuar me nje pullover te madhe te bardhe me golf, pantallona te lehta.

Sado qe mund ten a pelqejne ngjyrat dhe fantazite, sado qe na vjen deshira ndonje dite qe te veshim te guxojme me ndonje gje te re, apo te perziejme veshje te ndryshme, eshte shume ngushelluese te dish qe eleganca vjen nga disa veshje te thjeshta. Eshte ngushelluese cdo here qe nuk dime cfare te veshim, mjaftojne nje pale xhinse, nje pulover dhe nje pale çizme te shkurtra per t’u ndjere komfort dhe ne rregull.

Moda kalon, zhvillohet, shpiket, guxon, cmendet… dhe pastaj i rikthehet normales.

Sado qe kerkon ide te reja per te veshur veshjet e shkreta mode, thelle-thelle eleganca eshte thjeshtesi: dicka qe te rri mire dhe te ben te ndihesh mire.

Base dicka e matur dhe lineare, ndoshta e thyer  thjesht nga nje varese qe bie ne sy, apo nje rrip. Pak ngjyra ne harmoni me njera –tjetren: e bardhe dhe bezhe, blu dhe e zeze. Dy tone te ndryshme te jeshiles apo te kaltres. Ose gjithcka te nje ngjyre, pervec nje detaji, kepucet, nje bizhuteri ose canta.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search