Aksesoret qe nuk dalin asnjehere nga moda

Aksesoret jane ato qe i japin hijeshi veshjes, edhe asaj me monotones. Duke i shtuar aksesoret veshjes tuaj te perditshme, eshte menyra me e thjeshte per te gjalleruar pamjen tuaj. Shumica e aksesoreve qe mund t’i gjeni neper dyqanet e zones tuaj, apo neper butiqe te ndryshme jane trendy dhe te modes se fundit, por ka shume shanse qe te zgjasin vetem nje sezon. Nese doni te beni ndonje investim te mire dhe te bleni dicka qe zgjat pergjithmone (sepse nuk i iken asnjehere koha) ju ftojme te lexoni per 9 aksesoret qe duhet te keni ne sirtarin tuaj.

Ka  disa aksesore klasike, të denjë për të investuar, te cilat do jeni në gjendje t’i mbani  përgjithnjë, sepse ata nuk do të dalin asnjehere nga moda dhe s’do jene ndonjehere jashtë stilit. Kontrolloni listën tonë për të marrë disa të dhëna mbi atë qe keni tashme dhe mbi ato për të cilat duhet te filloni kërkimet.

Perlat

Imazh i ngjashëm

Bizhuterite me perla jane trasheguar nga brezi në brez, prandaj ata kurrë nuk dalin jashtë mode. Një varese, një palë vathë, apo byzylyk, perlat i shtojne një pamje klasike çfarëdolloj veshje qe të keni veshur.

Diamantet

Imazh i ngjashëm

Nuk ka rendesi nese eshte diamant i vertete apo kristal i thjeshte, ju mund t’i vishni aksesoret me gure te ndritshem per t’i dhene nje pamje luksoze veshjes tuaj. Vetem beni kujdes te mos e ekzagjeroni. Qe te mos beni gabime, zgjidhni gure te vegjel.

Dorashka lekure

Rezultate imazhesh për fashion acessories leather gloves

Te gjithe kane nevojë për të paktën një palë dorashka lëkure në veshjet e tyre, me ngjyre bazë, si e zezë, konjak, të bardhë, ose ngjyrë kafe, gjithmonë do të duken klasike dhe të përsosura për sezonet e ftohta te vjeshtës dhe dimrit. Ashtu si blogerja Kristina Bazan ne fotot e mesiperme.

Shalli klasik

Rezultate imazhesh për fashion acessories scarf

Venia e nje shalli klasik prej mendafshi, apo i thurur, eshte nje menyre per ta patur garderoben tuaj gjithmone me stil. Nese nuk ndiheni rehat me shallin rreth qafes, mund ta lidhni tek canta juaj, per t’i shtuar pak ngjyre cantave me nje ngjyre neutrale.

Syze dielli klasike

Rezultate imazhesh për woman classic sunglasses

Eshte nje investim i mire jo vetem per te qene ne mode, por me e rendesishmja, per te mbrojtur syte tuaj. Ju mjaftojne nje pale syze klasike, me forme lajkatuese dhe permasa qe i pershtaten fytyres tuaj. Nje pale syze dielli qe shkojne me format e fytyres tuaj, jane me mire se nje tufe me lloj-lloj syzesh trendi, por qe zgjasin vetem nje sezon.

Ora klasike

ora

Nje ore klasike nuk deshton kurre dhe zgjat pergjithmone. Me rrip lekure ose metali qe nuk prishet shpejt apo zbehet kollaj. Nese jeni e fiksuar pas orave, zgjidhni ato qe jane prej çeliku, floriri ose argjendi: do jeni gjithmone ne mode dhe elegante, pervecse do ju zgjasin me vite.

Çanta klasike

Rezultate imazhesh për woman classic bag

Cantat jane nje nga aksesoret me te perdorur nga femrat dhe ju mund te kenaqeni me stilet e ndryshme qe propozojne cdo sezon tendencat e reja. Por nese jeni ne kerkim te nje cante qe do shkoje me te gjitha veshjet tuaja, merrni ne konsiderate nje cante te strukturuar dhe me ngjyra neutrale. Ngjyrat dhe printimet abstrakte kalojne shpejt, por e zeza, e bardha, grija, kafja, por edhe stampimet e kafsheve, dhembezat bardhe&zi, zor se dalin nga moda.

Kepucet nude

Rezultate imazhesh për nude pumps

Edhe pse nje pale kepuce klasike me ngjyre te zeze konsiderohen investimi me afatgjate per veshjen e kembes, mendoni te keni edhe nje pale ngjyre natyrale, te ngjashme me lekuren tuaj. Kepucet nude me taka te larta ju bejne te dukeni me te gjata natyralisht dhe mund t’i kombinoni me nje fustan te shkurter te zi, veshje me ngjyra te ndezura, trendi, apo edhe outfit-e monokromatike.

Kapela klasike

Imazh i ngjashëm

Edhe ne kete rast, nese jeni fanse e kapelave, zgjidhni ngjyra klasike si e zeza, e bardha, kamel, marinari, te cilat jane te perhershme ne mode. Kujdes me te bardhen dhe te zezen, mbi te gjitha nese keni nje çehre te zbehte, prandaj zgjidhni ngjyren qe nxjerr ne pah me te miren tek ju.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search