Arrat e njoma kanë një shije të pakrahasueshme dhe të rrallë. Ato janë kremoze dhe kanë një aromë unike të lehtë prej arrori.
Në mjekësinë popullore, arrat e njoma përbëjnë një zgjidhje të rëndësishme kundër disa sëmundjeve. Arrat janë një burim i pasur antioksidantësh dhe yndyrnash të shëndetshme. Ato pakësojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjithnjë nëse janë pjesë e një stili të shëndetshëm jetese. Ato janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 dhe një burim i pakonkurueshëm i acideve yndyrore mono-të-pangopura (72%) siç është acidi oleik.
Forcojne sistemin imunitar
Per nje sistem imunitar te forte eshte e rendesishme ta ushqejme organizmin tone n emenyre te vazhdueshme me vitamine C. Arrat e njoma permbajne vitamine C ne sasi te medha, prandaj mund te na ndihmojne per te patur nje imunitet me te forte.
Kunder lodhjes
Arrat e njoma jane te persosura nese ndihemi te lodhur apo te keputur. Me ardhjen e e vjeshtes organzimi yne kerkon gjithnje e me shume energji. Prandaj duhet te konsumoni arra te njoma.
Per te larguar toksinat nga organizmi
Ne mjekesine popullore arrat jeshile konsiderohen nje fuqizues i stomakut dhe melcise. Pervec kesaj kane edhe vlera te medha ne pastrimin e gjakut si dhe si dezinfektues.
Pastrojne traktin e ezofagut dhe membranen e zorreve. Pervec ketyre konsumi i arrave te njoma ndihmon edhe ne eleminimin me te shpejte te metaleve te renda nga organizmi.
Gjate nje diete per pastrimin e trupit nga helmet dhe toksinat, konsumoni arra te njoma qe efekti te jete me i fuqishem.
Per bukurine
Vaji i arrave jeshile forcon floket dhe parandalon renien e tyre. Pervec kesaj vaji i arrave i jep flokeve me teper butesi. Pasta e perfituar nga arrat jeshile i jep lekures se fytyres freski dhe rini.
Duhet t’i konsumojme arrat e njoma jo vetem per vlerat e tyre mireberese, por edhe per te shijuar pjata te mrekullueshme ne kuzhine: ato jane nje shoqeruese te mira te mishit dhe djathrave te perziere. Mund t’i shtoni ne sallata frutash apo t’i beni gliko.