Autoshiatsu: më mirë sesa çokollata

Autoshiatsu: më mirë sesa çokollata

Siç dihet tek ushqimi shkarkojmë ankthin, nervozizmin, emocionet negative që na pengojnë të jemi në harmoni me vetveten. Që të mos bini në kurth mësoni të shfryni ndryshe tensionet e akumuluara. Mund t’ju ndihmojë shumë mirë shiatsu, një teknikë që ndihmon në riekuilibrimin e energjisë së brendshme.

Ja dy ushtrime të thjeshta, që mund t’i bëni vetëm në shtëpi çdo ditë.

Për të shfryrë inatin

  • Shtrihuni në shpinë mbi një tapet të vogël ose mbi një peshqir dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë për disa minuta, duke e dëgjuar ajrin që hyn e del nga trupi juaj.
  • Kur të jeni çlodhur, uluni në tokë dhe hapni këmbët, duke përkulur të majtën në mënyrë që thembra të jetë në kontakt me zonën e mbivetes. Zgjasni krahët lart dhe shtriquni, pa u forcuar, duke marrë frymë thellë.
  • Filloni të ulni krahët, qafën dhe shpinën drejt këmbës së djathtë të shtrirë dhe duke e nxjerrë frymën deri në fund. Duhet ta mbaroni me krahët e shtrirë drejt këmbës së djathtë. Përsërisni 10 herë për çdo këmbë.
  • Ky ushtrim vepron mbi meridianin e Fshikës së tëmblit (që kalon te shpatullat dhe zverku), ku grumbullohen, sipas mjekësisë orientale, emocionet e ndrydhura dhe zemërimi.

Për të shuar urinë

  • Pasi të jeni çlodhur me frymëmarrjen e thellë (teknika është po ajo që u shpjegua në ushtrimin paraardhës), uluni mbi thembra, me këmbët e përkulura dhe pak të hapura.
  • Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta (procedoni me shkallë, por jo më shumë se 4 ose 5 minuta), merrni frymë thellë dhe nxirreni. Nëse nuk ndiheni rehat, mund të vendosni një jastëk ndërmjet kurrizit të këmbëve dhe dyshemesë ose midis kofshëve dhe këmbëve.
  • Ky ushtrim i fal energji dhe ekuilibër meridianit të Stomakut (që lidhet me qendrën e kofshës dhe ndjek të gjithë këmbën anësore) dhe shërben për të qetësuar stimujt e personit që ka gjithmonë uri. Bëjeni çdo mëngjes ose kur ndieni që një emocion negativ ju nxit për të kërkuar ushqim.

femra-moderne.com