Të hash me të gjitha shqisat

Sa bukur të hash me të gjitha shqisat!

Zgjidhini mirë ushqimet tuaja, përtypuni me ngadalë dhe herë pas here përdorni duart: nëse shijoni atë që keni në pjatë ngopeni më shpejt.

Nuk është e rëndësishme vetëm se sa hani, por edhe se si hani. Ndjesia e ngopjes është rezultat i dy faktorëve: shtrirja e fibrave të stomakut dhe kënaqësia e shijes. Kush ha në mënyrë korrekte i mban parasysh të dyja elementet. Kush ushqehet në mënyrë të çrregullt, ndonjëherë e tepron me sasinë, e lë pas dore të dytën, pra nuk e kënaq qendrën e kënaqësisë. Duke i dhënë më shumë rëndësi këtij aspekti, mund të ndiheni të ngopur edhe duke ngrënë pak. Mjafton të mësoni të shijoni ushqimet me të gjitha shqisat.

Ja disa rregulla për t’ia dalë mbanë:

  • hani me ngadalë, për të kuptuar veprimin që po kryeni;
  • nuhasni, shikoni, prekni ushqimin, që të nxisni të gjitha shqisat;
  • mos e mbaroni medoemos atë që keni në pjatë, nëse nuk keni dëshirë;
  • herë pas here hani me duar, siç bëjnë fëmijët;
  • mos u ulni asnjëherë në tavolinë me njerëz me të cilët keni debatuar apo që s’ju pëlqejnë: çasti që uleni në tavolinë duhet t’ju falë kënaqësi;
  • pyesni veten herë pas here se çfarë ushqimi dëshironi; mos zgjidhni gjënë e parë që shikoni në frigorifer ose në banakun e lokalit;
  • nxisni fantazinë tuaj në blerjet e ushqimit; mos u bëni monotone në bërjen e pazarit dhe në të gatuar.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search