Jeta e vështirë e personave të sapopatentuar

Personi që sapo ka marrë patentën ka një dëshirë të madhe për të treguar aftësitë e tij, por shpesh përballet me pasagjerët – babai ose nëna janë shpesh më të këqijtë – që shprehin vazhdimisht kritikat dhe nuk kanë skrupuj të shfaqin haptas frikën e tyre.

Kush hipën në makinë me një të sapopatentuar, duhet t’i shfaqë menjëherë gjithë besimin e tij, pra s’duhet të tregojë frikë (si për shembull, të mbajë dorën te frena e dorës, ose të ngjitet pas derës, sikur kërkon të jetë gati për t’u hedhur jashtë).

Edhe nëse ndien njëfarë frike, është mirë që të përpiqet ta fshehë. Kush është fillestar në makinë ka një nevojë të madhe që të tjerët t’i shfaqin besim.

Siguria në makinë, këshilla për shoferët dhe pasagjerët

Një ndihmë nga personi afër

  • Ky person duhet të jetë i durueshëm dhe sigurues, duhet ta lëvdojë drejtuesin, edhe duke i thënë vetëm që i jep mirë makinës.
  • Edhe nëse është një reagim spontan, s’duhet të silleni si zëvendësues në rastet kur personi që është në timon tregon pasiguri, per shembull nuk arrin të bëjë një parkim ose një manovër.
  • Një sjellje e tillë, edhe pse e shtyrë nga dëshira për të ndihmuar drejtusien e ri, do të rrëzonte besimin dhe vetëvlerësimin e drejtuesit.
  • Në raste pasigurie, pasagjeri duhet të jetë mbështetës dhe të mos transmetojë ankth, duke folur gjithmonë me një ton të qetë dhe të ulët. Sepse, ankthi – bashkë me nxitimin – është armiku numër një i përqendrimit.
  • Pra, personat që bëjnë udhëtimet e tyre të para, duhet të jenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e pasagjerit. Është normale që të ndihet nervoz dhe paksa i frikësuar nga trafiku dhe duhet të përqëndrojë gjithë vëmendjen e tij në drejtimin e mjetit, te veturat e tjera dhe te këmbësorët që kapërcejnë rrugën.
  • Personi që sapo ka marrë patentën nuk mund ta mbajë nën kontroll një pasagjer që ulëret që të jetë i kujdesshëm ose që kërcënon se do të zbresë te semafori i parë, sepse thotë se s’ka besim.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search