Avokado: si t’i zgjedhim, përgatisim dhe gatuajmë

Avokado eshte nje frut ekzotik, shkrihet në gojë dhe ka një shije të pakrahasueshme

Avokado është me origjinë meksikane dhe prodhohet në zona të përshtatshme si Florida, Kalifornia, Afrika e Jugut, Izraeli, Maroku etj. Eshtë një pemë e cila mund të arrijë në 20 metra gjatësi. Varieteti më i përhapur është ai me formën e dardhës dhe me lekurë ngjyrë jeshile të errët, por mund të gjendet edhe në formë rrumbullake e të vogla me ngjyrë jeshile në të verdhë ose violet. Është e pasur me elementë të mirë për shëndetin, nuk përmban yndyrna, përmban substanca proteinike, minerale (fosfor, kalcium, potas dhe magnez) dhe vitamina shumë të çmuara (mbi të gjitha vit. E, por edhe A, B, C dhe K). Avokado është shumë e mirë për gatime: mund të përdoret për antipasta dhe për sallatra të ndryshme. Po të përzihet me pana dhe sheqer është një ëmbëlsirë shumë e shijshme.

Si ta zgjedhim

Si të gjithë frutat tropikale, avokado është perfekt kur arrin pjekjen e duhur. Kur është i papjekur nuk ka shije, ndërsa kur është shumë i pjekur merr një ngjyrë të zezë dhe ka shije të pakëndshme. Për një konsumim të menjëhershëm, vëreni nëse lëkura është e plotë dhe e njëtrajtshme, pa njolla të zeza, pastaj prekeni lehtësisht me një gisht: nëse shtypet lehtë, atëherë është i pjekur aq sa duhet. Nëse nuk ju duhet ta përdorni menjëherë, zgjidheni pak më të fortë, pas disa ditësh, duke ndenjur në një vend të ngrohtë, do të jetë gati. Mbështillini me letër gazete nëse doni të përshpejtoni pjekurinë. Nëse doni ta konservoni për një kohë më të gjatë, ruajeni në frigorifer.

Si përgatitet

avokadot1) Lajeni mirë frutin, pastaj me ndihmën e një thike filloni ta prinsi për së gjati deri në momentin kur thika të preki bërthamën, duke e ndarë frutin ne dy pjesë të barabarta.
2) Për të hequr bërthamën, e cili ka metur e ngjitur me njërën nga gjysmat, hiqeni duke përdorur majën e thikës: në këtë mënyrë bërthama do hiqet dhe forma e frutit nuk do prishet.
3) Për të evituar që të nxihet, lageni menjëherë tulin me lëng limoni para se ta përdorni në gatim. Mos lejoni të kalojë shumë kohë nga ky moment tek gatimi, sepse lëngu i limonit e ‘pjek’ tulin.

3 ide për t’u shijuar


mustardeAntipastë

Për dy persona: përzieni një lugë të vogël me mustardë me një lugë të vogël uthull ose lëng limoni dhe përzijini me 2-3 lugë vaj ulliri. Kriposeni, piperoseni salsën e përgatitur dhe hidheni në gropëzën e frutit të përftuar nga heqja e bërthamës.

Konsumohet duke marrë me pirun një pjesë nga fruti dhe duke e ngjyer me pak salsë.

karkaleca

Me karkaleca deti

Përzieni në një tas 200 g bishta karkalecash të zier e të pastruar me 100 g majonezë të përzier me pak salcë domatesh ose ketchup. Merrni 4 gjysma avokado dhe hiqini tulin deri në gjysmë. Merreni tulin, priteni në copa të vogla dhe përzijini me karkalecat.

Mbysheni barkushen e avokadove me këtë përzierje dhe sherbëjini mbi gjethe marulesh.

rukolaNë sallatë

Qëroni një avokado, ndajeni përgjysmë, hiqni bërthamën, ndajeni në copa dhe lagini me lëng limoni dhe përzijini në një tas sallate me copa molle jeshile, rukola, kokrra lajthish ose bajamesh, disa copa djathë emental.

Kriposeni, piperoseni, hidhini vaj dhe lëng limoni.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search