Babai i shkruan një letër vogëlushes së tij, per partnerin e saj te ardhshem…

Letra e ketij babai ka bere xhiron e internetit. “Une jam një baba dhe kam shkruar një letër për vajzën time të vogël. Doja vajzën time të dije se ajo është gjithmonë e denjë për të qenë interesante, ajo qe duhet te beje është që të jetë thjesht vetvetja.” – shkruan Dr. Kelly Flanagan autor i kesaj letre.  eshte nje psikolog klinicist, shkrimet e te cilit botohen shpesh ne media te ndryshme boterore.

E dashur  vogëlushja ime e ëmbël,

Kohët e fundit, unë dhe mamaja jote kemi qenë duke kërkuar në Google për disa punë tonat dhe kemi vënë re se një nga pyetjet që shtrohet më së shumti në kërkesat në Google është: “Si ta bëj atë të ndihet i interesuar?”

Me thënë të drejtën u mërzita shumë. Hapa një shumësi artikujsh që flisnin se si një vajzë duhej të vishej seksi për partnerin e saj, apo kur duhej t’i sillte birrën e kur një sanduiç – me pak fjalë të gjitha gjërat që ajo duhej të bënte për ta bërë mashkullin e saj të ndihej më mirë, më i zgjuar dhe më superior.

U nxeha pa masë!

Vogëlushja ime, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë detyra jote që “ta mbash mashkullin të interesuar pas teje”.

Vogëlushja ime, e vetmja detyrë e jotja është që ta dish brenda shpirtit tënd se ti vlen shumë! (Nëse do ta dish që vlen, e ke fituar betejën me botën, por këtë do ta shpjegoj në një letër tjetër.)

Nëse ke besim se ti vlen duke qene vetvetja, ti do jesh shumë tërheqësene kuptimin me te rendesishem: Ti do të jesh terheqese për një mashkull që jo vetëm do të jetë i interesuar për ty, por do të dojë të kalojë gjithë jetën duke investuar mbi interesin për ty.

Vogëlushja ime, e kam fjalën për një mashkull që nuk ka nevojë “të mbahet i interesuar”, sepse ai e di që ti je interesante. 

Nuk më intereson nëse ai qëndron me turinj në tavolinë — per aq kohe sa ai nuk t’i ndan syte kur ti te jesh duke buzeqeshur.

Nuk më intereson nëse nuk vjen të luajë golf me mua — per aq kohe sa ai të luajë me fëmijët që të dy bashkë do të keni.

Nuk me intereson nese ai s’eshte ne ndjekje te parase — per aq kohe sa ai te ndjeke zemren e tij, e cila gjithmone e sjell tek ty.

Nuk më intereson nëse ai eshte shume i forte — per aq kohe sa të jep ty hapesiren qe te ushtrosh forcen qe ke brenda zemres tende.

Nuk më intereson se kë voton në zgjedhje — për aq kohë sa ai zgjohet çdo mëngjes dhe çdo ditë te zgjedh ty për një vend nderi në shtëpinë tuaj dhe një vend nderi në zemrën e tij.

Nuk më intereson çfarë ngjyre ka lëkura e tij — per aq kohë sa ai te pikturoje kanavacë të jetës tuaj me ngjyrat e durimit dhe sakrificës, dobësise dhe butësise.

Nuk më intereson se në çfarë beson apo nuk beson — për aq kohë sa ai është rritur te vlerësoje gjerat e shenjta – dhe te dije se çdo ditë e jetes që do të kaloni bashkë, eshte thellesisht e shenjte.

Në fund të fundit, vogelushja ime, nëse ne jeten tende vjen nje burre si, dhe nese une dhe ai nuk kemi asgjë të përbashkët me njeri-tjetrin, ne do të kemi të përbashkët gjënë më të çmuar:

Ty!

Sepse, ne fund, Vogëlushja ime, e vetmja gjë që ti duhet të bësh për ta mbajtur atë të interesuar është të jesh vetvetja.

Dhe këtë po ta thotë dikush që do të jetë përjetësisht i interesuar ndaj teje,

Babi

femra-moderne.com