Bamje te tiganisura me domate

Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte me bamje. Tiganisini me pak qepe dhe disa domate dhe perfitoni per 20 minuta nje gatim te shijshem

Bamja eshte nje perime shume iteresante persa i perket vlerave ushqyese.  Ajo përmban shumë vitamina, si A, tiaminë, B6, vitaminë C dhe acid folik, por edhe kripëra minerale të tilla si kalciumi, zinku, hekuri e magnezi. Shkon shume me domatet, por mund ta gatuani edhe me patellxhane, qepe dhe speca.

Ja si duhet ta gatuani ne nje recete te thjeshte me domate

  1. Ne fillim skuqni nje gjysme qepse te kuqe te prere ne feta te holla, vaj ulliri dhe nje luge e vogel me kaperi (te kulluar). Pas pak shtoni 12-20 domate te vogla te prera ne copa.
  2. Lani dhe pergatisni bamjet (nese jane te medha, zgjidhni 15), duke i hequr anet dhe duke i prere ne copa. Shtojini ne tiganin ku po skuqnit qepen dhe domatet.
  3. Lerini te gatuhen per rreth 20-30 minuta, duke e rregulluar me pak kripe. Mund t’i shtoni pak uje nese e shihni qe eshte e nevojshme. Sherbejeni ne fund me pak rigon.

femra-moderne.com