Bamjet, perimet me vlera te mrekullueshme per shendetin

Të freskëta, natyrale plot shije e vlera shëndetësore, bamjet janë më të mirat e stinës. Ja disa arsye pse duhet te konsumoni me shume bamje…

Bamja është ndër perimet e preferuara të shqiptarëve. Amvisat i përdorin bamjet në receta të ndryshme si gjellë, tava të mrekullueshme etj. Dhe bëjnë shumë mirë pasi ato janë fantastike për vlerat ushqyese që kanë.

  • Perimja por edhe gjethet e bamjes janë ushqime të shkëlqyera me pak kalori.
  • Ato përmbajnë shumë vitamina (sidomos ato të grupit A, tiaminë, B6, vitaminë C dhe acid folik), që ndihmojnë imunitetin e trupit.
  • Bamjet janë të pasura edhe me kripëra minerale të tilla si kalciumi, zinku, hekuri e magnezi.
  • Përmban vitamine K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në mpiksen e gjakut.
  • Përqendrimi i jashtëzakonshëm i acidit folik e bën atë një ushqim të rekomanduar për gratë shtatzëna.
  • Prania e mukozave (ajo lenda ngjitese qe shumekush nuk e pelqen), është e dobishme edhe për rregullimin e niveleve të glukozës në gjak. Kjo e ben kete perime te preferueshme per te semuret me diabet.
  • Përmbajtja e lartë e fibrave, nga ana tjetër, siguron balancën e duhur të traktit gastrointestinal. Fibrat dietike dhe veprojnë si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.
  • Është gjithashtu një aleat i shkëlqyer kundër kolesterolit dhe një ushqim i mirë nëse konsumohet gjatë një diete dobësuese, pasi janë me kalori të ulët.

Vetitë e bamjes mund të shfrytëzohen gjithashtu për përdorim kozmetik. Në veçanti si një ilaç natyral për të forcuar lëkurën e kokës duke e përdorur atë me limon.

femra-moderne.com