Bark i sheshtë në 1 javë

Si mund të keni bark të sheshtë për një javë? Ndiqni këto këshilla të thjeshta

Barku i çdo moshe

  • Në vajzëri, “barku” shfaqet për shkak të kequshqyerjes, nga abuzimi me ushqimin e papërshtatshëm dhe aspak të shëndetshëm.
  • Nëna e re kërkon t’i rikthehet barkut të saj të sheshtë dhe të shpëtojë nga ai që i është krijuar për shkak të shtatzënisë.
  • Ndërkohë barku i gruas në moshë cjen si pasojë e pasivitetit. Por duhet theksuar se në përgjithësi, kjo gjë ndodh më shumë prej avancimit të moshës.
  • Për të pasur një bark të sheshtë, ju këshillojmë që për një javë të mos mbani një dietë të sajuar nga vetë ju, pasi ndryshimi i menjëhershëm i peshës ndikon negativisht në lëkurë.

Bashkë me zhdukjen e celulitit, të pasurit e një barku të sheshtë në një kohë shumë të shkurtër, për shembull në vetëm një javë, është një nga objektivat që çdo femër dëshiron të arrijë. Me ndjekjen e dietës së duhur, gjithçka është e mundur, madje edhe të pasurit e një barku të sheshtë për t’u pasur zili. Mjafton të mos e ekzagjeroni me dietat e bëra nga vetë ju, të cilat shpesh nuk janë të përshtatshme për trupin tuaj dhe mund t’ju shkaktojnë një reagim të kundërt. Të pasurit e një barku të sheshtë nuk duhet të bëhet fiksim. Gjëja më e rëndësishme është që të kujdeseni për formën, të hani mirë dhe të shmangni shkaqet e fryrjes. Natyrisht e gjithë kjo varet nga ushqyerja, por edhe nga dieta që ndiqet për të humbur ato kilogramë të tepërt.

  1. Këshilla e artë për të pasur linja të mira dhe bark të sheshtë mbetet gjithmonë ajo që duhet të pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Të pini përpara, gjatë dhe pas vakteve të ngrënies, të paktën një litër e gjysmë ujë natyral, jo shumë të ftohtë dhe me përmbajtje të ulët natriumi.
  2. Shumë fryrje të barkut mund të vijnë si pasojë e zakoneve të këqija të ushqyerjes. Të shohim se si mund të zgjidhet ky problem që të keni një bark të sheshtë.
    Ushqimet që duhen pakësuar apo shmangur janë bishtajoret, perimet e gatuara, djathërat e stazhionuar, patatet, buka, por edhe gjërat e skuqura, salçiçet dhe sheqernat.
  3. Ndërkohë ju duhet të konsumoni drithërat, peshqit blu, mollët, dardhat, kivit dhe ananasin.
  4. Është shumë e rëndësishme që të mos e teproni duke ngrënë shumë.
    Ndër të tjera, për të pasur bark të sheshtë është mirë që për një periudhë të gjatë kohe të shmangni alkoolin, çamçakëzët dhe pijet e gazuara.
  5. Shmangni ngrënien e frutave menjehere pas vakteve sepse ato rrisin aciditetin në stomak.
  6. Provoni të hani ushqime me erëza aromatike (rozmarinë, borzilok, nenexhik, hudhër, qepë, majdanoz), pa përdorur vaj, bukë apo përbërës të tjerë yndyrorë,
    armiq të betuar të barkut të sheshtë.
  7. Ju pëlqejnë frutat? Sigurisht që ato ndikojnë pozitivisht për të pasur një bark të sheshtë. Përmendim këtu rrushin (pastron veshkat dhe mëlçinë), ananasin (përdoret për tretje), por edhe kivin (ka shumë vitamina).
  8. Si përfundim, një aktivitet i lehtë fizik për të pasur një bark të sheshtë. Të paktën ju mund të ecni vetëm një orë e gjysmë çdo ditë.

femra-moderne.com