Keto biskota me banane dhe tershere jane me te thjeshtat ne bote, por edhe shume te shijshme. Perfekte per te thyer urine paradite ose pasdite.
Nga Rea Hyseni
Heren e pare qe i bera keto biskota angazhova edhe femijet e mi. Ata u kenaqen shume duke shtypur bananet dhe duke bere format. Meqe kisha disa banane te cilat po kalonin pjekurine, kerkova ne internet per ndonje recete te shpejte e te thjeshte. Dhe ja ku gjeta kete menyre super te thjeshte, te shendetshme dhe te shijshme per te bere biskota. I perzien bananet e shtypura me tershere dhe mund t’i shtoni edhe fruta te thata apo copa cokollate, sipas deshires. Une i shtova pak vanilje. Rradhen tjeter do provoj t’i shtoj edhe pak miell tershere dhe nje maje luge sode buke, per te krijuar nje recete “ndryshe”. Te mos harroj t’ju them se, kjo recete nuk ka nevoje per sheqer, pasi ka embelsine e bananeve.
Nderkohe, sekreti per keto biskota eshte qe te gjeni dendesine e duhur te brumit dhe me pas t’i piqni.
Perberesit per 6-12 biskota
- 2 banane
- 1 filxhan tershere
Menyra e pergatitjes
- Parangrohni furren ne 180 grade.
- Shtoni bananet dhe tersheren ne nje tas dhe filloni t’i shtypni, derisa te formoni nje mase kremoze. Une perdora nje pirun.
- Shtoni me teper tershere nese eshte e nevojshme. Duhet qe permbajtja te kete konsistencen e brumit te biskotave.
- Shtoni perberes te tjere nese keni deshire, si per shembull arra, lajthi, fara susami, rrush te thate, copeza cokollate…
- Merrni nje tave dhe mbi te vendosni nje leter gatimi.
- Me ndihmen e nje luge, merrni pak brume dhe hidheni mbi letren e kuzhines. Jepini biskotave forme te rrumbullaket me ndihmen e luges.
- Piqini per 12-15 minuta ose edhe me shume nese e shikoni te nevojshme (kjo varet nga furra).
Shpresoj t’ju pelqejne. Kur t’i gatuani, mos harroni te na tregoni se si ju dolen!