Biskota me bajame, si t’i pergatisim vete ne shtepi

Biskotat me bajame njihen për shijen e tyre fantastike, për përbërjen e tyre krokante dhe faktin që mund t’i konsumoni kur të doni. Mund të jenë shoqërueset perfekte të çajit, kafesë apo edhe qumështit. Ideale si për fëmijët por edhe për të rriturit. Receta tradicionale e tyre është shumë e thjeshtë edhe goxha e shpejtë, por ruan një sekret: biskotat me bajame piqen dy herë.

Përbërësit për 40 biskota me bajame

  • 280 g miell
  • 150 g sheqer pluhur
  • 130 g bajame me lëkurë
  • 2 vezë
  • Lëkurën e grirë të një portokalli
  • Lëkurën e grirë të një limoni
  • Pak kripë
  • 1 e verdhë veze e rrahur me pak ujë
  • 1 lugë çaji me sodë buke ose fryrës ëmbëlsirash

Menyra e pergatitjes:

  • Në një tas të madh hidhni vezët, sheqerin dhe lëkurën e portokallit dhe limonit, e më pas përzjejini me rrahësin elektrik.
  • Pasi ta keni situr miellin, sodën e bukës dhe kripën, shtojeni tek tasi i vezëve dhe përzjejeni me një lugë druri.
  • Kur brumi të fillojë të lidhet, kalojeni në tavolinën e spërkatur me pak miell.
  • Punojeni brumin me duar derisa të keni formuar një brumë të plotë dhe të njëtrajtshëm.
  • Shtoni bajamet, të cilat i keni prerë më parë përgjysmë, dhe punojeni brumin sa ato të bashkohen tërësisht.
  • Më pas ndajeni brumin në dy pjesë, dhe jepini secilës formën e një cilindri të gjatë.
  • Shtypini cilindrat e brumit, që t’u jepni një formë më të mirë dhe pritini në shirita nga 1 cm.
  • Lyejini dy shiritat me të verdhën e vezës të rrahur me pak ujë.
  • Vendosini në një tavë të lyer me pak gjalpë, ose mund të vendosni një letër pjekjeje.
  • Piqini për 15-20 minuta në furrë me 180 gradë, ose derisa të shihni që brumi i biskotave të jetë fryrë.
  • Nxirrini nga furra, lërini të ftohen për pak minuta dhe shikoni nëse ndonjërës prej tyre i është prishur forma që ta rregulloni.
  • Pjekja e dytë duhet të bëhet me temperaturë 150 gradë, dhe duhet të zgjasë rreth 15-20 minuta.
  • Sa herë t’i piqni kini kujdes që t’i ktheni nga të dyja anët që pjekja të jetë e njëtrajtshme.
  • Fikeni furrën, hapini pak derën dhe lërini biskotat të ftohen.

Start typing and press Enter to search