Bonsai: nje peme ne miniature per brenda shtepise

Adhuruesit e pemeve bonsai shpesh krijojnë mini-mjedise te pershtatshme në shtëpitë e tyre, mbi te gjitha ata qe preferojne specie te klimave te ndryshme nga e jona. Duke ndjekur disa udhëzime të kujdesit bazë për pemet Bonsai, shumë nga këto bimë, jo vetëm qe do të mbijetojnë, por edhe të lulëzojnë në mjediset e tyre artificiale, ne kushte shtepie.

Kujdesi i nevojshem

  • Bazat për rritjen e pemëve bonsai ne shtëpi nuk janë shumë të ndryshme nga ato te bimeve dhe luleve shtepiake. Keshtu qe, ata qe e pelqejne dhe dine te kujdesen per lulet brenda shtepise, nuk do ta kene fare te veshtire te kujdesen edhe per pemet bonsai.
  • Nje gje eshte shume e rendesishme ne kete rast: drita. Nese nuk i mbani prane nje dritareje te madhe nga ku mund te marrin driten e nevojshme, duhet me patjeter t’i siguroni drite artificiale. Sa me e rritur pema, aq per me shume drite ka nevoje. 
  • Edhe ujitja e tepert mund te jete problem. Mos e ujitni sipas nje rutine te caktuar, por vetem atehere kur ju e shikoni se pema e ka te nevojshme.
  • Gjithashtu tregohuni vigjilente ndaj paraziteve.

Stilet e ndryshme Bonsai

Numerohen rreth 15 stile te pemes Bonsai, por keto jane nder me te preferuarit.

Formal, i drejte. Karakteristike per kete stil eshte qe pema rritet jashte ne kushte natyrore si dhe trungu duhet te jete patjeter i drejte.

Rezultate imazhesh për bonsai tree formal upright

Joformal, i drejte. Ne kete stil, pema perkulet nga e majta ose e djathta per arsye te ndryshme, era, drejtim nga drita, etj.

Rezultate imazhesh për bonsai tree unformal upright

I perkulur. Pemet ne kete stil perkulen natyralisht dhe duhet te jene ne nje kend te caktuar. Rrenjet e pemes gjithashtu duhet te jene larg kendit ne menyre qe te mbajne pemen ne ekuiliber.

Rezultate imazhesh për bonsai tree slanting

Stili ujevare. Maja rritese e pemes ne kete stil duhet te arrije poshte vazos, duke dhene pershtypjen e nje rrekeje qe po derdhet nga maja e nje mali.

Imazh i ngjashëm
Gjysme-ujevare. Deget e pemes ulen poshte, por arrijne deri tek gjysma e vazos se pemes.

Rezultate imazhesh për bonsai tree semi-cascade

Stili Pyll. Ky stil ka te beje me mbjelljen e disa pemeve te te njejtit lloj  ne nje vazo.

Rezultate imazhesh për bonsai tree forest

Bonsai u shfaq per here te pare ne Kine para me shume se 1000 vjetesh dhe quhej punsai, ku ndodhej praktika e te mbjellurit specie te vetme pemesh ne vazo. Speciet e para tregonin gjethe te pakta ne forma te parregullta dhe te vrazhda ne pamje. Trungu shpesh here kishte pamjen e kafsheve, dragonjeve dhe zogjve.

Ka nje numer te madh legjendash dhe mitesh rreth Bonsai kineze dhe trungjet ne forma te cuditshme apo qe duken si kafshe, te cilat jane teper te vlefshme edhe ne ditet e sotme. Me adaptimin e Japonise te shume produkteve karakteristike te Kines, s’kishte si te mos ndodhte edhe me pemet Bonsai, te cilat u prezantuan ne Japoni gjate periudhes se Kamakura (1185-1333) nepermjet fese se Budizmit nga Zen, nje fe e cila po perhapej me hapa te shpejta ne kontintentin e Azise atehere.

Prurja e ketyre pemeve solli kultivimin dhe perpunimin e tyre ne nje menyre komplet ndryshe nga ajo qe benin Kinezet. Me kalimin e kohes, pemet e thjeshta nuk ishin tashme vetem per budistet dhe manastiret e tyre, por me vone u kthyen ne prezantuese te aristokracise, simbole qe perfaqesonin prestigj dhe nder.

Idealet dhe filozofite e pemeve Bonsai u ndryshuan shume gjate viteve dhe tani Bonsai per Japonezet perfaqeson nje shkrirje e besimeve te forta antike me filozofite Lindore te harmonise midis njeriut, shpirtit dhe natyres.

femra-moderne.com