Si t’i ruajme frutat dhe perimet te fresketa

Deshironi qe frutat dhe perimet te mbeten te fresketa dhe te mos ju prishen shpejt? Atehere lexoni disa marifete qe mund t’ju ndihmojne.

Vendosni nje molle ne qesen e patateve

Patatet e mbira nuk i ha askush, por mund t’i mbillni ne vazo per te bere patate te reja, nese ju pelqen. Por nese doni t’i ruani te fresketa patatet ka nje menyre shume efektive: vendosni nje molle ne canten e patateve. Mollet prodhojne nje gaz ethylene, qe i mban patatet te fresketa si diten e pare.

Por mbajini mollet larg frutave dhe perimeve te tjera…

Gazi ethylene mund te jete i mire per patatet, por eshte i demshem per gati gjithe te tjerat. Prandaj mbajini larg tasit te frutave, ne nje qese plastike dhe brenda ne frigorifer. Do ta vereni se sa mire do ruhen.

Lajini frutat e pyllit me uthull

S’ka gje me te keqe se sa kur sheh qe luleshtrydhet te jane mykur she kalbur. Prandaj, per t’i zgjatur pak jetes bejini nje dush me 1 filxhan uthull dhe 3 filxhane uje para se t’i fusni ne frigorifer. Kjo ben te mundur vrasjen e sporeve te mykut dhe bakterieve qe i bejne te prishen. Por mos harroni t’i thani mire para se t’i ruani ne frigorifer.

Mos i ndani bananet

Mos i ndani bananet nga njera – tjetra dhe mbeshtillini bishtat me nje qese mbeshtjellese sapo t’i bleni. Hiqni vetem ate banane qe do hani, pastaj mbeshtillini serish. Kjo do t’i ruaje edhe disa dite te fresketa.

Vendosni nje pecete letre ne qesen e sallates

Ju pelqen ta lani sallaten qe ta keni gati per perdorim kur te keni deshire per te ngrene? Besoj se ju ka ndodhur te gjeni disa fleta sallate te jene te lagura dhe te tjera te kalbura per shkak te lageshtise. Atehere, radhen tjeter vendosni nje pecete letre brenda ne qesen e sallates dhe ajo do jete e fresket dhe e thate.

Mos i fusni domatet ne frigorifer 

Nese mendoni se i beni mire domateve duke i futur ne frigorifer, e keni gabim. Duke i ruajur ne frigorifer i prishni shijen dhe cilesia e lengut te tyre nuk do mbijetoje. Me mire mbajini ne nje cep te banakut qe te piqen dalengadale. Gjithashtu, as patatet dhe qepet nuk duhet t’i mbani ne frigorifer. Me mire ruajini ne nje vend te thate dhe te erret.

Erezat futini ne vazo me uje

Kur bleni ereza te fresketa, ne vend qe t’i ruani ne frigorifer me qese, me mire vendosini ne nje gote ose vazo te vogel me uje prane dritares. Perdorni vetem aq sa ju duhet ate dite, nderkohe qe pjesen tjeter e vensoni ne nje vazo mund ta vendosni mbi tavoline ne vend te luleve. Eshte edhe dekorative.

Ngrini erezat me vaj ulliri

Nje menyre tjeter per t’i ruajtur erezat eshte duke i prere holle dhe duke i ngrire ne format e akullit me vaj ulliri, nese doni t’i perdorni per gatim. Do rezistojne per disa muaj dhe kur te doni t’i perdorni, mjafton te nxehni nje tigan dhe te hidhni aty aq copa sa ju nevojiten. Gjithashtu, nese ju pelqejne koktejlet me mente mund t’i ngrini me uje ose leng limoni dhe t’i perdorni kur te deshironi.

Kerpudhat mbajini ne qese letre

Nderkohe qe marketet i servirin me qese plastike ose vasketa prej polistirol poroz, me e mira per t’i mbajtur te fresketa per nje periudhe me te gjate, ju keshillojme qe kerpudhat t’i fusni ne qese letre ose t’i mbeshtillni me gazeta te vjetra.

Lerini avokadot te piqen ne temperaturen e dhomes

Menyra me e mire qe avokadot te piqen eshte duke i lene ne temperature ambienti. Nderkohe qe nese doni t’i konsumoni brenda dites, futini avokadot ne qese letre bashke me nje molle. Kjo do ta pershpejtoje prodesin dhe do vereni se ato do piqen shume shpejt. Avokadot e pjekura ruhen ne frigorifer, te mbeshtjella me qese plastike. Nese keni perdorur vetem gjysmen e nje avokadoje, gjysmen tjeter mund ta ruani duke e vendosur ne nje tas bashke me nje cope qepe, mbolojeni me kapak dhe ruajeni ne frigorifer.

Rrushi i thate ruhet ne menyre hermetike

Menyra me e mire per te ruajtur rrushin e thate eshte duke e vendosur neper kavanoza ose qese te forta (nga ato qe perdoren per ngrirje). Kjo do t’i ruaje ato te fresketa dhe te buta, gati per perdorim. Por nese jane perthare shume, mund t’i fusni ne nje tas me uje te ngrohte per 1 ore dhe do rigjallerohen.

Selino e mbeshtjelle me leter alumini

E mbeshtjelle me qesen e supermarketit selinoja do jetoje 1 ose maksimumi 2 jave – gje qe nuk te leverdis nese perdor vetem dy – tre dega ne jave per ndonje gatim. Prandaj, ju keshillojme ta mbeshtillni me nje leter alumini – pasi e largon gazin qe shkakton prishjen e selinose, ndryshe nga qesja plastike. Keshtu do keni selino te fresket dhe kercore per nje periudhe me te gjate.

Ruajini kastravecat ne temperature ambjenti

Kastravecat nuk duhet t’i fusni ne asnje menyre ne frigorifer. Sipas nje studimi, ata nuk rrojne mire ne temperatura nen 10°C. Megjithate, nese deshironi t’i mbani ne frigorifer, mos i leni aty me shume se 3 dite dhe vendosini ne raftin e mesit te freigoriferit, meqe nuk eshte shume i ftohte. Nese keni nje sasi te madhe per te ruajtur, keshillohet qe t’i mbeshtillni me peceta letre dhe me pas me qese celofani. Duke qene se jane shume te ndjeshem ndaj gazit ethylene, beni mire t’i mbani larg nga frutat dhe perimet e tjera si, mollet, bananet dhe domatet.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Ju keshillojme te lexoni keto artikuj:

Ushqimi i preferuar ju tregon kush jeni dhe si dashuroni

 

Start typing and press Enter to search