Buzekuqi: historia e kozmetikut me te dashur te femrave

Buzëkuqi eshte produkti kozmetik me i dashur nga grate. Nderkohe qe femrat e para vitit 1915 nuk kanë pasur rast që ta provojnë. Kjo pasi buzëkuqi i rrumbullakët është zbuluar në vitin 1915.

Deri në fillim të viteve të 1900, buzëkuqet prodhoheshin kryesisht nga ngjyra e kuqe e nxjerrë nga insektet e thara e më pas aplikohej në buzë përmes brushit. Por më 1915, buzëkuqi nisi të shfaqej në formën e tij cilindrike, dhe brenda pak viteve, të gjithë, nga Estee Lauder, Chanel e Elizabeth Arden, po e shisnin atë.

Më 1936, gazeta New York Times deklaroi se buzëkuqi ishte “po aq jetësor sa edhe rrobat” dhe “pothuajse aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi”, dhe deri më 1940, 90 për qind të femrave amerikane e përdornin atë. “Nuk ishte thjesht një buzëkuq, ishte dhe është ikonë”, ka thënë Veronique Vienne, ish-drejtoreshë artistike dhe gazetare për një sërë revistash amerikane për femra, përfshi “Harper’s Bazaar”, “Redbook” dhe “Elle”.

Nje cift sumerian të antikitetit mund te jene të parët shpikës dhe perdorues te buzekuqit, rreth 5.000 vjet më parë. Ata grimconin gure te cmuar dhe i përdornin për të zbukuruar fytyrat e tyre, kryesisht buzët dhe pjesen rreth syve. Nderkohe qe egjiptianët e Kleopatres grimconin insektet për të krijuar një ngjyrë të kuqe per te lyer buzët e tyre.

Por, me kalimin e kohës, siç ka evoluar moda, edhe trendi i makijazhit evoluoi sa që buzëkuqi nisi të prodhohej në ngjyra tjera, por edhe me përbërës tjerë. Shumica prej tyre përmbajnë dyllë, vaj, yndyrë, zbutës e pigment. Truri i lopëve ishte përzgjedhja që bënin për yndyrën – sepse ishte i lirë dhe jepte teksturën e duhur. Ndërsa zbutësi, që zakonisht përmban Vitaminë E apo aloe vera, vepron në atë mënyrë që lag buzët. Ngjyrat e tij prodhohen duke kombinuar disa ngjyra bimësh, kafshësh, mineralesh apo sintetikesh.

Nga se perbehet buzkuqi?

Një buzëkuq i vetëm përmban me qindra përbërës të ndryshëm ku disa prej tyre janë natyralë. Tre nga komponentët më klasikë që përdoren janë dylli, erëzat e ushqimeve dhe insektet. Përzierjes së përbërsve i shtohet edhe potas, alumin dhe sulfat për hidratim. Vajrat dhe yndyrnat e ndryshme qe përdoren nëper buzëkuqe janë, vaji i ullirit, vaji mineral, gjalpë kakao, lanolina, dhe vazelina. Ngjyra e kuqe e thellë ka përbërës kryesor një masë që quhet Eozinë dhe është një lloj bime që rritet në vendet e thata, përdoret edhe në salcat e ndryshme. Ngjyra e arritur krijon reaksion me grupin e amoniakut që është një grup organik dhe gjendet në proteinat e lëkurës duke ndihmuar për një ngjyrë më të thellë dhe të qëndrueshme. Dioksidi i titaniumit është një përbërës që shërben për ta kthyer ngjyrën nga të kuqe të thellë në pink. Vajrat, sidomos pluhur të cilat përdoren për buzëkuqët përbëjnë 65% të çdo buzëkuqi dhe shërbejnë për zbutjen e lëkurës. Llojet e dyllit janë të ndryshëm, por dylli i quajtur Carnauba dhe i marrë nga palma braziliane Carnauba është ai që rrezikon të shkrihet më shpejt në buzë.

Por edhe pse eshte kozmetiku me i dashur nga femrat, buzekuqi ka edhe permbajtje te elementeve toksike, shume te demshem per shendetit. Imagjinoni, gjate jetes se saj nje grua mund te haje rreth 4 kile buzekuq!!! Prandaj keshillohet qe me mire te bleni nje buzkuq me me pak elemente toksike, edhe pse mund te jete me i shtrenjte, sesa nje buzekuq te lire, por qe eshte edhe me i demshem per shendetin.

femra-moderne.com