Byrek me mish koke (Mesnik)

Një ndër byrekët më të dashur për familjet shqiptare për t’u përgatitur është mesniku ose byreku me mishin e kokës së viçit. Përveçse i shijshëm është dhe shumë i shëndetshëm. Le të shohim si përgatitet:

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • gjysmë koke viçi
  • 3-4 qepë
  • pak vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • niseshte

Përgatitja

  • Zëmë brumin me pak ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë. Ziejmë kokën e viçit dhe e ndajmë në copa të vogla. Në një tigan kaurdisim qepët, shtojmë copat e mishit për t’u dhënë shije, i rregullojmë me kripë e piper dhe fikim sobën.
  • Hapim petët të cilat i pjekim pak mbi sobë ose në furrën e sobës.  Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim dy petët e para. I spërkasim me lëngun e mishit dhe vendosim një pjesë nga masa e përgatitur me mish dhe qepë.
  • Vazhdojmë kështu edhe me petët e tjera. Në fund e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim të piqet në 180 gradë për 20 minuta.

femra-moderne.com