Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Interesante

,

Ëndrrat gjatë ditës janë si flluska energjie që ngjiten gjithmonë e më sipër dhe shpërthejnë si dallgët e detit nga mendja jonë.

Nga disa eksperimente të bëra ka rezultuar se një njeri çdo disa minuta ka një dallgë të tillë, që vjen nga ana e errët e gjithësecilit ose më saktë vjen nga dëshira për të pasur diçka. Pikërisht kjo na bën të ëndërrojmë aq shumë. Megjithatë këto ëndrra zgjasin maksimumi 40 sekonda dhe minimumi 2-3 sekonda.

Po të bëni një llogaritje të shkurtër do t’ju dalë se afërsisht 16 orë jetoni në mënyrë të rregullt, pjesën tjetër e kaloni të influencuar nga ëndërrat.

Duke qenë se njerëzit gjatë ditës kalojnë strese nga më të ndryshmet, për t’u hutuar sado pak, futen në botën e tyre dhe fantazojnë për një jetë tjetër. Është pikërisht jeta ajo që i shtyn njerëzit të fantazojnë.

Po çfarë është fantazia?

Fantazia vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “hamendje”. Ti hamendëson diçka, domethënë ke një ide. Këtë ide ti e vendos në mënyrë të rregullt ndërmjet dy limiteve kohore: të shkuarës dhe të ardhmes. Ti ke një ide për diçka tënden, por kjo nuk është e ardhmja, kjo është e shkuara.

Po nga çfarë përbëhet në të vërtetë kjo ide? Përbëhet nga ndjenjat dhe efektet që nuk gjetën vend në jetën tonë reale, si dhe nga dëshira të pandërgjegjshme dhe të papritura, që nuk gjetën vend në rezonancën tokësore. Nga keqardhja dhe gëzimi, nga përvoja, nga ndjenjat që nuk arritën të shpërthenin, nga përdhunimi i ndjenjave, që u fshinë. Pikërisht të gjitha këto vijnë nga një botë tjetër, nga një botë paralajmëruese. Janë pikërisht pengesat e komunikacionit ato që na ndajnë nga ajo botë mjaft e çuditshme. Megjithatë kjo botë e gjen prapë mundësinë për të komunikuar me ne, si për shembull, një person nga njëra anë e bregut që dëshiron të komunikojë me një person tjetër në anën tjetër të bregut dhe e arrin këtë gjë me anë të letrave të futura në shishe, të cilat shtyhen nga dallgët në anën tjetër të bregut.

Një nga shprehjet më të famshme të Freud-it thotë: “Njeriu i kënaqur nga jeta që bën, nuk fantazon. Fantazon vetëm ai që kërkon më shumë nga jeta”. Dëshira për të patur apo për të plotësuar diçka, janë ato që të shtyjnë drejt fantazisë dhe çdo fantazi është një arritje e qëllimit, një korrigjim i së vërtetës së padëshiruar, por fatkeqsisht vetëm në mendjen tonë.

femramoderne.al

,

SHKRIM PERLE – KUR EDOUARD SCHNEIDER I DEDIKONTE VAJZËS SË TIJ MATHILDE LIBRIN PËR PELLAZGËT (1893) : “NË DAMARËT E TU RRJEDH GJAK SHQIPTAR! MOS E HARRO KURRË MËMËDHEUN DHE GJUHËN E NËNËS TËNDE !”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Janar 2018

Në fillim të veprës me titull “Une race oubliée; les Pélasges et leurs descendants – Një racë e harruar ; Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” të Edouard Schneider (Ish-shef inxhinier në Shkodër), botuar në Paris, në vitin 1894, gjejmë një dedikim special të vetë autorit për vajzën e tij, Mathilde. Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tij për publikun shqiptar :

Dedikim,

Për vajzën time Mathilde

Miq të shumtë të nënës tënde dhe të mitë më kanë thënë njëzet herë që të shkruaj atë që unë dija për Shqipërinë, vend ku kam njohur nënën tënde kur ishte vajzë e re,  me të cilën u martova dhe të solli në jetë.

Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, dhe po të dedikoj këtë libër të vogël, që ti ta kesh gjithmonë pranë teje, dhe kështu të mos harrosh kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës, ku në të ardhmen do t’u njihet vlera.

Në këtë moment, ti nuk di ende të lexosh, por ti flet më mirë se unë këtë gjuhë të ashpër, por e ëmbël në gojën tënde, që zgjati vetëm katër pranvera të gëzueshme. Tashmë, ti tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë gjithmonë të shkruaj, me të folurën tënde fëmijërore, u thua të tjerëve që punoj për ty, për të fituar lekun që do të të sjellë lodra.

Kur të lexosh këtë libër të vogël, kur të bëhesh vajzë e madhe, grua, nënë, dhe të njohësh më mirë botën se tani, do të kuptosh se qëllimi i netëve të mia nuk ishte fitimi i lekut për të blerë lodra, por ringjallja e kujtimit të racës primitive të harruar të Pellazgëve, që sollën në jetë shqiptarët, nënën tënde.

Shekulli në të cilin do të jetosh do t’i përkasë si burrit ashtu dhe gruas; nëse dëshiron që hiri i babait tënd në varr të prehet në paqe, vepro si ai që nuk ishte shqiptar ; puno sa më shumë që të mundesh, për të ringjallur gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, sepse unë gjithashtu, si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë që populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor, që pa mbi tokë paraardhësit e familjes së madhe dhe inteligjente të hominideve.

Konstandinopojë, 31 dhjetor 1893

ED SCHNEIDER 

femramoderne.al

,

Qe SHBA e ka qef nje udheheqese femer e dim te gjithe, por a do te kandidoje Oprah per Presidente! Edhe pse ajo ne te kaluaren ka thene qe nuk do te kandidonte kurre, fjalimi i saj elektrifikues ne edicionin e 75 te Golden Globe Awards i dha Amerikaneve shprese qe ajo do kandidoje per Presidencen e Shteteve te Bashkuara ne 2020. Fjalia e fundit e fjalimit te saj ate nate ” Nje dite e re eshte ne horizont” mund te jete nje slogan shume i mire per fushaten. Po ju listojme disa arsye pse Oprah mund te kandidoje.

Nuk nevojitet eksperience ne fushen Politike.

Nese fitorja e Donald Trump na ka mesuar dicka eshte qe nuk nevojitet eksperienca politike per tu bere President. Winfrey e vuri re kete gje pas zgjedhjes se Trump. “Ne fillim mendova qe, Oh! Une nuk kam eksperience, nuk di mjaftueshem. Dhe tani mendoj, Eh! Pse jo?!” tha ajo ne Mars te 2017 gjate nje interviste.

Ajo ka dhene prova qe mund ta levize malin.

Kompanite e dine qe Winfrey vlen me shume se pesha e saj ne flori. Vetem te fuse nje liber tek “Klubi i librit” te saj garancia per nje best-seller eshte shume e madhe, p.sh Libri “The Road” nga Cormac McCarthy shiti vetem 156.000 kopje para se tu zgjidhte nga Oprah’s Book Club ne 2007 ku pastaj menjehere shitjet arriten deri ne 1.4 milion kopje. Gjithashtu Oprah’s Favourite Things”, nje liste dhuratash qe i sugjeronte ne shfaqen e saj, dhe tani ne revisten e saj, sjellin shume perfitime.

Opinionet negative te saj gjithashtu kane rendesi. Ne 1995 gjate nje emisioni mbi lopen e terbuar, Winfrey tha qe nuk do te hante me Hamburgera, ku vetem ne Texas disa prodhues te mishit te lopes humben 12 milion dollare. Ata e hodhen ne gjyq per shpifje, por ajo fitoi.

Gjithsesi Winfrey mbeshteti Barack Obama (i cili e fitoi presidencen) dhe Hillary Clinton (e cila e humbi) qe do te thote qe influenca nuk e garanton suksesin ne kete rast.

 

Paraja nuk eshte problem.

Ne ditet e sotme duhen shume para qe te kandidosh per President. (Clinton dhe Trump sebashku ne 2016 haxhuan 1.16 bilion $). Dhe Winfrey nuk eshte keq. Forbes e vleresoi si e famshmja me e pasur me 2.8 bilion $.

 

Ate e dashuron thuajse e gjithe Bota.

Si Trump, Winfrey eshte shume e njohur edhe pa sfondin politik. Ndryshe nga ai pelqimet per ate prekin yjet. Ne mars te 2017 ne nje ankete nga Public Policy Polling rezultoi se Winfrey do te fitonte me 47% nese do te garonte per presidence, mbi Trump i cili kishte 40%.

Winfrey gjithashtu eshte shfaqur ne shume lista si “Me e admiruara” ose “Me me influence” ne bote. Ajo gjithashtu eshte shume e njohur per filantropine, duke perfshire Akademine e Lidershipir per femrat ne Afriken e Jugut. Dhurimi i saj pre 12 milion $ per museun Afrikano-Amerikan dhe 400 milion $ per shkaqe edukimi.

“Burime” thone qe ajo po e merr ne konsiderate.

Pas fjalimit ne Golden Globes, CNN raporton qe nje shoqe e ngushte e Winfrey thote qe ajo vertete po e mendon te kandidoje per Presidente por akoma nuk e ka ndare mendjen. Edhe pse pas fjalimit ne Golden Globes ne nje interviste mori vesh qe eshte bere trend neper rrjetet sociale kandidimi i saj por ajo mohon duke thene qe nuk ka ne plan. Dhe pavaresisht gjithckaje mbetet te presim dhe te na mesoje koha.

,

Shume pak njerez nuk i kane qefe qent dhe macet. Jane kafshet me te preferuar ne histori. Per ato qe i posedojne, aq me shume ato qe i mbajne brenda shtepise beni mire ti lexoni keto fakte per qenin apo macen tuaj.

E “puthura” e qenit mund t’ju semure!

Mos kujtoni se goja e qenit eshte e paster sado qe ju mund te kujdeseni per higjenen orale te qenit tuaj. Dhembet e qenit jane te mbushura me bakterie dhe mund tju transmetoje mikrobe sic eshte salmonela, apo kampilobakter. Keto organizma futen ne gojen e qenit kur hane ushqim te pisen apo edhe kur perdorin gjuhen e tyre si leter higjenike. Pastaj nje e “puthur” i transmeton keto mikrobe tek njeriu.

 

Njerezit mund ti semurin kafshet e tyre shtepiake.

Nuk eshte e zakonshme por ndodh qe gripi H1N1 te transmetohet nga ju tek kafsha juaj shtepiake. Shpesh-here eshte i bute por ka ndodhur qe kafsha edhe te kete ngordhur nga ky grip. Veterineret sugjerojne qe te distancoheni nga kafsha juaj gjate kohes qe jeni te semure dhe ti lani duart kur i sherbeni ushqimin.

 

Mit: Macet mund te vjedhin frymen e bebes.

Kjo lloj paragjykimi ka filluar ne vitet 1700. Kur femijet vdisnin nga sindroma e vdekjes se papritur te foshnjave (SIDS), njerezit shume kollaj fajesuan nje mace qe po qendronte aty prane. Sot qe flasim semundjet, lodrat e buta ose qendrimi ne stomak jane te gjitha te lidhura me SIDS, por jo macet. Macet qendrojne prane sepse jane ngrohte dhe komode, perfekte per nje dremitje alla mace.

 

Qente mund te nuhasin Hipoglicemine.

Duket sikur po flasim per “Lesin” e famshem, por eshte e vertete. Qente mund te nuhasin nje ulje te rrezikshme te sheqerit ne gjak te nje pronari diabetik dhe lajmeron pronarin qe te veproje duke lehur apo lepire ate. Disa qen jane stervitur per nje pronar diabetik. Nuhatja e tyre eshte 90% e sakte persa i perket hipoglicemise, duke u bazuar tek fjalet e stervitesve.

 

Qente kane nje shikim dashurie.

Kur ju dhe qeni juaj shikoheni ne sy me njeri tjetrin dhe ai nuk e nderpret shikimin mund te jete nje shikim dashurie dhe jo nje shenje peruljeje. Qente mund ta zhvillojne kete akt me njerezit e afert ndaj tyre, ndersa shikimi sy me sy midis qenit dhe nje personi te panjohur eshte kercenim. Sigurisht jo cdo shikim eshte shenje dashuri, ai thjesht mund te doje te haje darken tuaj.

,

Viti 2017 ishte nje vit plot surpriza dhe produktivitet. Me poshte kemi listuar per ju te gjithe fituesit e cmimeve me te rendesishme nderkomebtare!

Cmimet OSCAR

Best Picture – Moonlight

Actor in a leading role – Casey Affleck, Manchester by the Sea

Actress in a leading role – Emma Stone, La La Land

Actor in a supporting role – Mahershala Ali, Moonlight

Actress in a supporting role – Viola Davis, Fences

Animated Feature Film – Zootopia

Cinematography – La La Land

Costume Design – Fantastic Beats and Where to Find Them

Directing – La La Land

Documentary – The White Helmets

Film Editing – Hacksaw Ridge

Foreign language film – The Salesman

Makeup and Hairstyle – Suicide Squad

Music – City of Stars – La La Land

Production Design – La La Land

Short Film (I animuar) – Piper

Short Film (Live Action) – Sing

 

People’s Choice Awards

Filmi i preferuar – Finding Dory

Aktori i preferuar – Ryan Reynolds

Aktorja e preferuar – Jennifer Lawrence

Filmi aksion i preferuar – Deadpool

Aktor i filmave aksion i preferuar – Robert Downey Jr.

Aktorja e filmave aksion e preferuar – Margot Robbie

Zeri i preferuar ne filmat e animuar – Ellen DeGeneres, Finding Dory

Filmi komedi e preferuar – Bad Moms

Aktori i filmave komedi i preferuar – Kevin Hart

Aktorja e filmave komedi e preferuar – Melissa McCarthy

Filmi drame i preferuar – Me Before You

Aktori i filmave drame i preferuar – Tom Hanks

Aktoja e filmave drame e preferuar – Blake Lively

Filmi familjar i preferuar – Finding Dory

Filmi thriller i preferuar – The Girl on the Train

Ikona e filmave me i preferuar – Johnny Depp

Shfaqja e preferuar – Outlander

Seriali i preferuar – The Big Bang Theory

Aktori i serialeve komedi i preferuar – Jim Parsons

Aktorja e serialeve komedi e preferuar – Sofia Vergara

Seriali dramatik me i preferuar – Grey’s Anatomy

Aktori i serialeve dramatik me i preferuar – Justin Chambers

Aktorja e serialeve dramatik me e preferuar – Priyanka Chopra

Shfaqja (konkurs) i preferuar – The Voice

Shfaqja e animuar e preferuar – The Simpsons

Artisti i preferuar – Justin Timberlake

Artistja e preferuar – Britney Spears

Grupi i preferuar – Fifth Harmony

 

Keto jane dy listat fituese ne dy nga shperndaresit e cmimeve me te vleresuar, Cmimet OSCAR dhe People’s Choice Awards (Te preferuarat e popullit)

,

John Betts eshte nje artist ne Mbreterine e Bashkuar me nje pasion te madh per fotografine dhe kafshet e egra, ku te dyja keto te kombinuara shfaqin foto mahnitese. Betts udheten neper bote duke dokumentuar bukurine e pabesueshme te natyres. Fotografi nuk eshte vetem admirues i natyres, por edhe perpiqet ta mbroje ate. “Ruajtja e kafsheve te egra eshte shume e rendesishme per mua” – shkruan ai ne faqen e tij te internetit. Sipas Betts fotografimi i kryer ne menyren e duhur sjell ndergjegjesimin e njerezve ne nje menyre tjeter nga fjalimet. Ne 2012 Betts shkrepi disa foto te mahnitshme te Drerit te Skocise gjate dimrit. Hidhini nje sy ketyre fotove te magjishme dhe na komentoni me pershtypjet tuaja.


Mund ta ndiqni artistin ne Website e tij, Instagram dhe 500px!


#1

#2

#3

#4

#5

#6

#7

#8

#9

#10

#11

#12

#13

#14

#15

,

Te ardhurat ne kinematografine boterore per vitin 2017 jane diku tek 2 Trilion Dollare Amerikane ku nese i konvertojme ne lek Shqiptare dalin pak a shume 2,300,000,000,000 leke, nje shifer e konsiderueshme! Pjesen me te madhe te kesaj shifre e kane gjeneruar filmat e meposhtem. Jemi munduar ti kategorizojme ne nje menyre te pershtatshme qe ta diktoni nese ju ka shpetuar pa pare ndonje nga filmat e meposhtem.

10 Filmat me te vleresuar per vitin 2017 (Sipas IMDb)

  1. Call Me by Your NameVleresimi 8.5
  2. Blade Runner 2049 Vleresimi 8.4
  3. Three Billboards Outside Ebbing, MissouriVleresimi 8.4
  4. The Shape of WaterVleresimi 8.2
  5. BunkirkVleresimi 8.2
  6. Thor: RagnarokVleresimi 8.1
  7. The Disaster ArtistVleresimi 8.1
  8. WonderVleresimi 8.1
  9. LoganVleresimi 8.1
  10. Paddington 2Vleresimi 8.1

10 Filmat me popullaritetin me te madh per vitin 2017 (Sipas IMDb)

  1. Star Wars: The Last JediVleresimi 7.6
  2. BrightVleresimi 6.6
  3. Jumanji: Welcome to the JungleVleresimi 7.2
  4. The Greatest ShowmanVleresimi 8.0
  5. The Shape of WaterVleresimi 8.2
  6. Justice LeagueVleresimi 7.1
  7. DunkirkVleresimi 8.2
  8. Thor: RagnarokVleresimi 8.1
  9. ItVleresimi 7.6
  10. Pitch Perfect 3Vleresimi 6.3

10 Filmat me te votuara per vitin 2017 (Sipas IMDb)

  1. Logan (424,755 vota) – Vleresimi 8.1
  2. Wonder Woman (351,149 vota) – Vleresimi 7.6
  3. Guardians of the Galaxy Vol. 2 (315,975 vota) – Vleresimi 7.8
  4. Dunkirk (294,700 vota) – Vleresimi 8.2
  5. Spider-Man: Homecoming (257,287 vota) – Vleresimi 7.6
  6. Star Wars: The Last Jedi (243,353 vota) – Vleresimi 7.6
  7. Baby Driver (237,699 vota) – Vleresimi 7.7
  8. Get Out (217,653 vota) – Vleresimi 7.7
  9. It (209,999 vota) – Vleresimi 7.6
  10. John Wick: Chapter 2 (205,187 vota) – Vleresimi 7.5

10 Aktoret me te paguar per vitin 2017 (Sipas Forbes)

  1. Mark Wahlberg ($68 milion)
  2. Dwayne “The Rock” Johnson ($65 milion)
  3. Vin Diesel ($54.5 milion)
  4. Adam Sandler ($50.5 milion)
  5. Jackie Chan ($49 milion)
  6. Robert Downey Jr. ($48 milion)
  7. Tom Cruise ($43 milion)
  8. Shah Rukh Khan ($38 milion)
  9. Salman Khan ($37 milion)
  10. Akshay Kumar ($35.5 milion)

Shikoni te gjithe listen duke klikuar ketu!

Fatkeqesisht ne listen e 10 me te paguarve nuk eshte asnje femer. Aktorja me e paguar e vitit 2017 eshte Emma Stone me $26 milion dhe i bie te jete ne vend te 15 ne listen e pergjithshme.