Çfare eshte gastriti: shkaqet dhe kura

Gastriti eshte inflamacion (pezmatim) i mukozes se stomakut. Ne kete fenomen mund te perfshihet gjithe mukoza gastrike ose nje pjese e saj.

  • Gastriti mund te klasifikohet ne akut (i menjehershem) ose kronik. Gastriti akut mund te karakterizohet si eroziv ( demtime te zones ku kemi grryerje) ose jo eroziv. Gastriti kronik vendoset histologjikisht (pamja e mukozes gastrike ne mikroskop). Gastriti ka disa shkaktare, por shume prej tyre rezultojne ne simptoma te njejta. Ky fakt ka çuar ne konfuzion dhe eshte arsyeja perse disa mjeke tani e konsiderojne termin “gastrit” si nje pershkrim jospecifik te nje grupi ankesash dhe simptomash.
10 Hidden Signs of Gastritis to Never Ignore »

Çfare e shkakton gastritin?

  • Shkaku kryesor i te dy llojeve te gastritit akut/kronik eshte infeksioni i mukozes gastrike prej nje bakteri te quajtur Helikobakter pilori. Zakonisht ky bakter fillimisht infekton ne menyre akute (te menjehershme) regionin antral te stomakut (pjese e stomakut ku nuk ka prodhim te acidit gastrik) dhe me pas infeksioni mund te zhvillohet ne shume pjese ose gjithe stomakun me kalimin e kohes (gastrit kronik) dhe qendron ne stomak me vite. Ky infeksion fillimisht paraqitet si nje pergjigje inflamatore e forte dhe me kalimin e kohes ne inflamacion kronik duke shkaktuar disa ndryshime ne qelizat intestinale.
  • Shkak tjeter i rendesishem i gastritit akut dhe kronik eshte perdorimi i anti inflamatoreve jo steroid, ku bejne pjese: ibuprofeni, naproxeni etj.
Gastritis: Stomach Inflammation Diet, Symptoms & Cure
Ne pergjithesi, agjentet infektues, ne vecanti Helicobacter pylori dhe antiinflamatoret jo sterioid jane shkaktaret kryesore te gastritit.

Shkaqe te tjere te gastritit:

  • Infeksionet bakteriale, virale dhe nga parazitare
  • Drogat (kokaina)
  • Alkoli
  • Refluksi biliar (kthim i vrerit ne stomak)
  • Infeksionet mykotike
  • Reaksionet alergjike
  • Stresi
  • Radiacioni
  • Helmimet nga disa ushqime te caktuara
  • Trauma

Cilat jane shenjat e gastritit

Çuditerisht ne disa paciente, shpesh gastriti nuk shkakton shenja dhe diagnostikohet vetem kur merret biopsi ne stomak kur dyshohet per semundje te tjera te stomakut. Megjithate, kur gastriti shkakton probleme shenjat jane:

  • Dhimbje abdonminale-djegie e qendrueshme ose me periudha, dhimbje shtrenguese ose shpuese.
  • Te perziera, te vjella
  • Diarre
  • Humbje oreksi
  • Gazra
  • Gromesira
  • Te gjitha keto shenja perfshihen ne nje fjale te vetme Dispepsia.

Si diagnostikohet gastriti?

Gastriti eshte diagnostikuar duke gjykuar simptomat dhe historine e pacientit, historia e mjekimeve te mepareshme per gastrit, konsumimi alkolit dhe perdorimi i anti-inflamatoreve josterioid. Perfundimisht diagnoza vendoset duke identifikuar mukozen e inflamuar te stomakut me biopsi (ku shikohet me mikroskop). Psh, shkaktari me i shpeshte i gastritit eshte helicobacter pylori. Ky bakter mund te identifikohet nepermjet testit te frymes, gjakut, feceve dhe serologjike. Ekzaminimi endoskopik dhe biopsia jane ekzaminime qe ndihmojne ne gjetjen e shkaktareve te gastritit kronik, erozioneve dhe ulcerave te stomakut.

Gastritis - Diagnosis and treatment - Mayo Clinic
Ekzaminimi endoskopik dhe biopsia jane ekzaminime qe ndihmojne ne gjetjen e shkaktareve te gastritit kronik

Cili eshte mjekimi i gastritit

  • Trajtimi i shkaktareve te gastritit eshte menyra me efektive per te reduktuar ose zhdukur fare simptomat. Psh; ne qofte se shkaku i gastritit eshte helicobacter pylori behet trajtimi per çrrenjosjen e tij.
  • Ne qofte se shaktari i gastritit jane antiinflamatoret josteroide, ndalimi i tyre mund te rezultoje efektive.
  • Pjesa tjeter e trajtimit konsiston ne dhenien e antiacideve qe reduktojne prodhimin e acidit gastrik.

Cilat jane komplikimet e gastritit?

Komplikimet e gastritit mund te ndodhin me kalimin e kohes, vecanerisht neqoftese gastriti behet kronik ose mbetet i pa mjekuar. Komplikimet mund te perfshijne: ulcer peptike, ulcer hemorragjike, anemi, kancer te stomakut, MALT limfoma dhe strikture (ngushtim) te lumenit te stomakut, dehidrim, probleme renale madje deri ne vdekje.

Si parandalohet gastriti?

Nese shkaku i pezmatimit te mukozes se stomakut eshte i parandalueshem atehere gastriti mund te parandalohet. Per shembull, nese konsumimi i alkolit ose perdorimi i anti iflamatoreve josteroid ne disa persona shkaktojne gastrit, parandalimi arrihet me ndalimin e konsumimit te tyre. Mund te jete me veshtire te parandolohen disa shkaqe infektive, por nje higjene e duhur, larja e duarve, dhe konsumnimi i ushqimeve dhe pijeve te pastruara ne menyre rigoroze jane menyra te shendetshme per te ulur riskun per tu infektuar prej agjenteve shkaktare te gastritit.