Çfarë i ndodh trupit të njeriut gjatë 1 orë pedalim me biçikletë

Nga ana e ushtrimit fizik dhe përmirësimit të gjendjes mendore që sjell, pedalimi i biçikletës mbetet ushtrimi numër 1 ndër të gjithë ushtrimet (po po, edhe shumë më i mirë se ecja dhe vrapi!!)

Më poshtë ju sjellim në mënyrë kronologjike çfarë i ndodh trupit dhe mendjes tonë në 60 minuta pedalim me biçikletë.

10 minutat e para

Një sens lirie “pushton” trupit tuaj. (100% e sasisë së rekomanduar ditore). Në mënyrë të menjëhershme ju do të lumturoheni nga kënaqësia e madhe që po ndjeni duke pedaluar.

20 minuta

Shijimi i pedalimit arrin kulmin duke shkaktuar një “shpërthim” të aktivitetit. Trupi juaj po nxjerr jashtë tij kortisol, hormonin që shkakton stresin dhe që pengon gjumin e thellë dhe rigjenerues.

40 minuta

Gjaku qarkullon lirshëm dhe sasia e oksigjenit në tru është rritur ndjeshëm. Vazhdoni të buzëqeshni sepse nëse do të pedaloni kaq gjatë për 5 ditë në javë ka shumë mundësi që të përgjysmoni ditët të cilat do të jeni sëmurë.

Imazh i ngjashëm

45 minuta

Serotonina dhe endrorfina do të çlirohen në gjak duke ndihmuar në përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Kjo do të shoqërohet me një humor të lartë dhe përjetim të momenteve të shkëlqyera.

60 minuta

Me çdo kilometër që po përshkoni po ndihmoni në përgjysmimin e mundësisë që të goditeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ato të cilët nuk ushtrojnë pedalim me biçikletë. Vazhdoni kështu!

femra-moderne.com