Çfarë janë rrudhat dhe si mund ta parandalojme krijimin e tyre? Ja këshillat e dermatologes
Sic e dime, lekura jone perbehet nga tre shtresa. Shtresa e siperme, epiderma, qe eshte dhe shtresa e jashtme e lekures, ka funksione te ndryshme si barriere me ambjentin e jashtem. Atje ndodhen qelizat, te cilat shumezohen rreth nje muaj qe dalin nga baza drejt siperfaqes dhe bien ne formen e qelizave te vdekura cdo dite.
Ndersa derma, qe eshte shtresa e dyte, ka elementet struktural te lekures, e cila permban fijet e kolagenit dhe elastines, keto i japin lekures fortesine dhe elasticitetin lekures. Midis ketyre dy shtresave shkembehen nutrientet (lendet ushqyese) nga vazat e gjakut. Me kalimin e moshes qelizat e epidermes behen me te holla dhe lekura duket me e holle dhe si e tille ulen dhe funksionet e saj barrier, duke lejuar lageshtine qe te dale nga lekura ne vend qe ta mbaje ate brenda ne lekure. Kjo shkakton tharjen e lekures.
Me kalimin e moshes keto qeliza pakesohen me 10% cdo dekade te jetes dhe ndarja qelizore eshte me e ngadalte dhe me kalimin e viteve lekura e pakeson aftesine per t’u riparuar si me pare. Gjithashtu fijet e kolagenit dhe elastines fillojne e pakesohen, gjendrat e yndyres prodhojne me pak yndyre si dhe gjendrat e djerses.
Te gjitha keto ndryshime çojne ne tharje te lekures dhe formimin e rrudhave. Qelizat dhjamore te shtreses se trete te lekures zvogelohen dhe nuk mund te mbushin me boshlleqet qe krijohen ne lekure.
Cilat jane shkaqet kryesore per mplakjen e parakohshme?
- Rrezatimi Ultraviolet, UVA dhe UVB. Rrezet e diellit demtojne fibrat e kolagenit si dhe te elastines ne derme duke i disorganizuar keto fibra. Kur lekura perserit kete rindertim imperfect, ky process qe ndodh perhere do krijoje rrudhat.
- Radikalet e lira. Keto ne organizem krijojne nje reaksion zinxhir dhe nje proces qe demtojne funksionin qelizor dhe alterojne me materialin gjenetik duke shkatuar rrudha si dhe duke demtuar kolagenin.
- Pirja e cigares.
- Ekspozimi ndaj ndotjes.
- Efekti i hormoneve kryesisht ne menopauze apo nga ulja e estrogeneve.
- Ekspresioni, shprehite e perditeshme ndikojne ne uljen e elasticitetit dhe theksimin e rrudhave.
- Graviteti. Nen efektin e forces se gravitetit lekura juaj shfaqet me e varur, kjo ben qe te keni kapaket e syve te rene si dhe gushe te varur.
- Stresi.
——————————————————————————————————————————
Si t’i parandalojme rrudhat?
- Vendosni krem me filter mbrojtes ndaj diellit SPF 15 e lart.
- Rralloni ose lereni cigaren pasi pakeson mikroqarkullimin dhe shkembimin e ushqyesve te nevojshem per lekuren.
- Lajeni dhe pastrojeni lekuren tuaj cdo dite, eksfoliojeni te pakten nje here ne jave dhe bejini maska ushqyese te pakten 1-2 here ne muaj. femra-moderne.com
——————————————————————————————————————————