Çfare mund te beje kamomili per floket

Çajin e kamomilit e njohim per vetite e tij anti-inflamatore dhe mireberese. Caji i kamomilit na ndihmon në tretje dhe problemet e zorrëve, ne qetësimin e dhembjeve te barkut dhe ato menstruale, me dhembjet e kokës dhe reumatizmat, por jo vetem. Sa here ju ka ndodhur te shpelani syte me kamomil kur keni vuajtur nga ndonje infeksion apo skuqje syri? Me siguri qe cdo here. Pervec perdorimit te saj ne bukuri, per pastrimin e fytyres dhe largimin e infeksioneve, caji i kamomilit mund te perdoret edhe per floket.

Çelni ngjyren e flokeve me caj kamomili

Perdorni kamomil per t’i celur floket, per t’u relaksuar kur laheni, per te zbutur majat e flokeve dhe per hidratimin e lekures.
Nese keni floke bjonde ose geshtenje, mund t’i dhuroni me teper shkelqim me kete caj. Zieni ne zjarr te ngadalte per 30 minuta, 1 filxhan lule kamomili te thara me 2 filxhane uje. Lereni te ftohet, pastaj kullojeni. Lani floket si zakonisht dhe shplarjen e fundit bejeni me cajin e kamomilit.Mbi te gjitha gjate stines se veres rezultatet do jene me te mira, pasi rrezet e diellit i zverdhin floket, caji i kamomilit do t’i japi nje shkelqim marramendes. Nese i thani floket ne diell, edhe me mire. Keshtu forcohen vetite e kamomilit.

Shampo e bere vete me baze kamomili

Ne 1/4 filxhan me uje te zjere hidhni 2 luge te vogla kamomil te thare. Vereni perseri ne zjarr sa te marri nje vale dhe me pas lereni te ftohet. Pasi ta kulloni, lengun e perftuar perziejeni me 1/4 filxhan shampo neutrale. Lahuni si zakonisht. Pervec shkelqimit qe i dhuron flokeve, kjo shampo eshte dhe qetesuese e mire per skalpin e kokes.

Zbutes per majat e flokeve me kamomil

JU duhet nje kavanoz qelqi me kapak,ku do te hidhni 1/3 filxhan me lule kamomili te thara dhe 1/3 filxhan me vaj ulliri ekstra te virgjer. Lereni ne diell per 1 muaj dhe perziejeni 1 here ne dite, cdo dite. Kullojeni dhe ruajeni ne nje kavanoz tjeter. Perdoreni zbutesin per te lyer majat e flokeve.

Kamomili kunder renies se flokeve

Shpëlarja e flokeve me kamomil mund të ndihmojë në uljen dhe parandalimin e renies se flokëve, Valnet shkruan në “praktikën e Aromatherapy.” Rekomandohet cilesia me e mire e kamomilit për trajtimin e flokëve.

Zieni nje dore me lule kamomili ne uje te distiluar (ose te ziere me pare), kullojeni nepermjet nje site dhe lereni te ftohet ne temperature dhome. Infuzioni i kamomilit mund te ruhet per disa dit ene frigorifer, nese eshte e mbyllur fort. Para perdorimit mund ta nxirrni nga frigoriferi dhe ta ngrohni pak.

Pasi te lani floket si normalisht, derdhi mbi floke cajin e kamomilit, por mos e shpelani me pas me uje. Mbeshtillini floket me peshqir, pastaj thajini lehte. Kamomili gjithashtu do te qetesoje cdo inflamacion apo acarim te kokes.

Nese ky artikull ju duket i dobishem, mos harroni ta shperndani!

femra-moderne.com