Çfare mund te shohin bebet e porsalindura?

Nese edhe ju jeni prind, gjithmone keni menduar nese mund te shohin bebet. Me siguri ju ka ndodhur te afroheni prane bebes tuaj, duke bere lloj-lloj fytyrash ne pritje te reagimit te tyre. Shumica e prindërve nuk e dinë se bebet nuk mundet t’i kuptojë reagimet e tyre, por kjo s’do te thote se s’mund t’i shohin ata. Shkencëtarë nga Instituti i Psikologjisë në Universitetin e Oslos dhe Upsalas kryen një studim me bebe nga 2 deri 3 ditëshe.

Nga studimi norvegjez dhe suedez, rezultoi se një bebe e porsalindur, dy-tre diteshe, mund të dallojë dhe perceptoje  fytyrat, madje edhe ekspresionet e fytyres, ne nje distance prej 30 cm, qe korrespondon edhe me distancen mes nenes dhe bebes gjate ushqyerjes me gji. Kjo do te thote se ata mund ta shohin fytyren e gezuar te prinderve te tyre ndersa i mbjane ne krahe dhe i shprehin dashurine e tyre.

Kur distanca është 60 cm apo më shumë, imazhi bëhet aq i turbullt sa që bebja nuk arrin të shohë asnjë lloj emocioni në fytyrën e prindërve.

Nje imazh qe tregon se si bebet i perceptojne mimikat. Foto: Olof von Hofsten/EclipseOptics & Bruno Laeng/UiO

Kerkuesit e dy universiteteve i permiresuar te dhenat qe tashme ishin te njohura persa i perket te shikuarit tek te porsalindurit, duke perdorur matematiken dhe teknologjite e reja dhe per te arritur ne keto perfundime.

Ne kerkimet e meparshme, studiuesit jane munduar te zbulojne se cfare dhe si mund te shikoje nje i porsalinduar, duke perdorur foto. “Por bota eshte shume dinamike, prandaj perdorem imazhe te levizshme” – tha prof. Svein Magnussen nga Universiteti i Oslos.

Shkencëtarët përdorën video regjistrime të fytyrave që ndryshonin shprehjen për t’ia treguar atyre foshnjave dhe për të parë më pas reagimet e tyre.
Sipas Prof. Svein Magnussen, fëmijët e porsalindur kanë aftësi për të imituar mimikat e të rriturve që ditën e parë që vijnë në jetë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata e kuptojnë se çfarë nënkupton një shprehje e caktuar e fytyrës se prinderve, ata thjesht mund ta shohin. Kështu që nëse doni që foshnja juaj t’ju shohë, duhet te levizni pak me shume dhe afrojuni.

femra-moderne.com