Çiklamini, perkujdesjet e duhura per këtë lule të bukur

Si duhet të përkujdeseni për lulen e çiklaminit pasi të ketë çelur?

Çiklamini është një bimë që çel lule tejet të bukura me ngjyra nga e kuqja, roza, vjollca dhe e bardha. Çiklamini (Cyclamen persicum) është një bimë dhe lule mjaft popullore që kryesisht jepet si dhuratë për shkak të aftësisë për t’i dhënë bukuri e dritë shtëpisë.

Për shkak të ngjyrës, bukurisë dhe energjisë pozitive që kjo lule përcjell, çiklamini të qetëson mendjen dhe shpirtin, ndaj këshillohet të mos mungojë në shtëpitë tuaja.

Çiklamini është një lule me një jetëgjatësi të shkurtër dhe e papërtëritshme. Është tejet e vështirë që çiklamini të ripërtëritet. Por çiklaminin mund ta ruani edhe pas vyshkjes, duke garantuar ndriçimin dhe temperaturën e duhur.

Trajtimi i çiklaminit pas lulëzimit

  • Çiklamini mund të humbasë gjethet dhe të përgjumet pas lulëzimit. Bima kërkon një periudhë pushimi në verë që rrënjët e saj të rigjallërohen dhe të bëhen gati për sezonin e ardhshëm.

  • Kur gjethet nisin të vyshken dhe bëhen të verdha, tregohuni të kursyer në ujitje.
  • Përdorni gërshërët për të hequr gjethnajën e vyshkur.
  • Rrënjët e bimës vendosini në saksi dhe gjysmën e tyre lëreni mbi sipërfaqe.
  • Vendoseni saksinë në një vend të freskët, me hije dhe larg dritës së diellit.
  • Sigurohuni që bima është e mbrojtur nga ngricat.

  • Mos e ujisni shumë dhe mos e ushqeni me pleh gjatë periudhës së ‘fjetjes’ e cila zgjat nga 6 deri në 8 javë, në të kundër rrënjët do të kalben.
  • Diku nga Shtatori deri në Dhjetor kur të vëreni filizat e parë, lëvizeni vazon dhe vendoseni në një vend me dritë dhe ujiteni me bujari.
  • Temperatura në ambientin ku do të mbani çiklaminin duhet të jetë nga 16-18 gradë ndërsa gjatë natës 10 gradë Celcius.
  • Përdorni pleh të lëngshëm për lulen që rritet në ambiente të brendshme.
  • Në mes të dimrit, çiklamini pritet të lulëzojë sërish nëse kushtet janë të duhurat.

Burimi: AgroWeb.org

femra-moderne.com