Cili është uji më i mirë për bebet

Cili është uji më i mirë për bebet? Ju mesojme si te lexoni etiketen.  

Ne pergjithesi bebet e porsalindura nuk duhet te pine uje pa mbushur 6 muaj. Qumeshti i gjirit ose me formule mjafton per ta hidratuar. Pas 6 muajve mund te filloni t’i jepni nga pak uje, por jo shume, pasi rrezikoni t’i rendoni stomakun. Kur nje bebe nen 6 muaj pi shume uje mund t’i dhembi barku ose t’i pritet oreksi, pasi stomaku i tij i vogel do ngopet me ujin. Pervec ketyre, konsumi i ujit te tepert ne moshen foshnjore mund te nderhyje ne aftesine e trupit per te absorbuar vlerat ushqyese te qumeshtit. Pasi te mbushi 1 vjec dhe te kete filluar te haje ushqime solide, bebja juaj mund te pi sa uje te doje.

Cilin ujë të zgjedhim për beben? Uji i mirë për bebet është ai mineral, por me pak kripëra. Sidomos në vitin e parë të jetës, mos i jepni ujë nga rubineti i çezmës, që mund të jetë shumë i “fortë”, pasi përmban klor dhe mbeturina. Zgjidhni ujin jo të gazuar me shishe, sepse bulëzat e ujit te gazuar shtojnë ajrin në barkun e tij të vogël.

Më mirë shishja prej qelqi apo prej plastike? Që të dyja në fakt janë të sigurta. Lexoni gjithmonë etiketën: përqëndrimi i kripërave minerale duhet të jetë më pak se 200 miligramë për litër; duhet të ketë një përmbajtje të ulët natriumi (Na), kaliumi (K) dhe klori (Cl). Nitratet (NO3) duhet të jenë më pak se 10 mg/litër.

femra-moderne.com