Çizmet sipër gjurit: në mode dhe të rehatshme

Sipër gjurit: po bëjnë një rikthim këtë dimër, modele të ndryshme që kërkojnë kombinimin e duhur.

Nëpër pasarelat për modën e dimrit 2016 mund të dalloje shumë çizme të gjata dhe ky trend është përhapur shpejt. Mjafton të shikoni dyqanet apo fashionistat.

Shumë të bukura dhe të pëlqyera janë çizmet e  Versace dhe Dior. E kuqja duket një ngjyrë shumë e pëlqyer, por në koleksion ka edhe ngjyra të tjera, si blu dhe jeshile e errët, ngjyra pak më modeste se e kuqja e ndezur, por gjithsesi më argëtuese se e zeza dhe kafja.

Çizmet sipër gjurit të propozuara nga Versace nuk janë për jetën e përditshme. (Foto poshte). Ato janë më të përshtatshme per vajzat e skenës, pasi bien shumë në sy. Ndërkohë që Dior është pak “më i thjeshtë” në stil.

Rezultate imazhesh për versace over the knee boots

Imazh i ngjashëm

Takat janë të larta dhe të veçanta: Dior i ka bërë trasparentë ndërsa Versace i ka pasuruar me logon e vet.

Çizmet sipër gjurit vijnë me tekstura të larmishme, por secila prej tyre kërkon kombinimin e duhur. P.sh. kamoshi mund të kombinohet me rroba të rafinuara dhe copa të shtrenjta. Çizme latex kërkojnë kombinime me ngjyra të pastra bazike, ndërsa çizmet e lëkurës duken bukur me veshje stilt ë viteve ’60  siç janë minifundet dhe fustanet ne formë A-je.

Mendoj se pjesa më e bukur e këtyre çizmeve është se ato në vetvetë janë shumë të thjeshta për t’u kombinuar. Në këto ditë të ftohta mund të veshesh një pallto, një palë streçe dhe këto çizme dhe je “e veshur”. Për më tepër që të mbajnë ngrohtë.

femra-moderne.com