Kjo eshte receta klasike per te pergatitur Club sandwich. Mund t’i shijoni per cdo rast: si snack, ne vend te darkes ose per nje piknik. E sigurte qe nuk do ju zhgenjejne asnjehere.
Perberesit:
- 6 feta buke
- 100 gr mish nga gjoksi i pules i gatuar (ose proshute pule)
- majoneze
- majdanoz i fresket
- kastravec i prere ne feta te holla me qeruesen e patateve
- domate ne feta te holla
- gjethe marule ose sallate jeshile
Menyra e pergatitjes:
- Thekni fetat e bukes nga te dyja anet dhe lyejini me majoneze. Shtroni fetat e kastravecit dhe fetat e domateve.
- Mishin e pules te gatuarm priteni copa te vogla dhe perzjejeni me majoneze e majdanoz.
- Shtroni copat e pules mbi perimetm vendosni nje gjethe sallate dhe vendosni siper feten tjeter te bukes.
- Vazhdo te shtrosh perseri fetat e kastravecit, fetat e domateve, mishin e pules dhe feten e sallates. Vendosni siper nje fete tjeter buke.
- Priteni sanduicin ne forme trekendeshi. Fiksojini me nga nje kunj.
SHËNIME
- Përdorni një thikë të madhe të dhëmbëzuar për të prerë sanduiçet.
- Sanduiçet mund të pergatiten 1 ditë përpara dhe të ruhen, të mbeshtjella me qese plastike, në frigorifer.
- Buken e sanduicit zgjidheni sipas deshires.