Vazhdojme me ide per te gatuar kungullin e vjeshtes, i cili eshte nje nga perimet me te shendetshme per njeriun.
Kungulli eshte i pasur me magnez, prandaj konsumi i tij na ben te qetesohemi dhe clodhemi, largon ankthin dhe pergjumjen. Pervec kesaj ndihmon ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare dhe diabetin. Ndersa fasulet e pasura me hekur, kalcium dhe vitamine K, jane nder ushqimet e preferuara te shqiptareve. Tani do ju mesojme se si te pergatisni kete corbe te thjeshte.
Pergatitja: 25 minuta
Gatimi: 30 minuta
Perberesit:
- nje kungull i plote qe do sherbeje si mbajtese per corben (sipas deshires)
 - 500 gr tul kungulli
 - nje kuti fasule te kuqe
 - 150 gr salsice
 - 1 qepe
 - 1 thelpi hudher
 - 1,5 litra leng perimesh (ose mishi)
 - kripe e piper
 
Menyra e pergatitjes:
- Lani mire kungullin e tere, thajeni dhe futeni ne furren e parangrohur ne 200 grade per gjysme ore. (Nese nuk doni ta sherbeni brenda kungullit, kalojeni kete hap).
 - Nderkohe prisni ne copa tulen tjeter te kungullit, futeni ne lengun e perimeve dhe vereni ne zjarr te ziej. Vazhdoni zierjen edhe 10 minuta pasi te marri vale.
 
Gjate kesaj kohe ju qeroni qepen dhe grijeni. Kaurdiseni qepen bashke ne hudhren e shtypur ne dy loge vaj ulliri.- Hiqini lekuren salsices (me mire nese jane salsice te bera vete si lukanik), priteni ne copa dhe shtojeni tek tigani me qepen. Vazhdoni gatimin edhe per pak.
 - Shtojini qepen dhe salsicen ne tenxheren ku po zien kungulli. Kulloni fasulen dhe shpelajini mire, me pas shtojini edhe ato ne tenxhere.
 - Vazhdoni gatimin e corbes edhe per 10 minuta te tjera, duke e perziere here pas here. Sapo supa te jete gati, hiqeni nga zjarri dhe lereni te pushoje pak.
 - Nxirreni kungullin nga furra, prisni me nje thike te mprehte pjesen e siperme. Pastrojeni nga farat dhe nga nje pjese e mire e tulit te brendshem dhe fusni aty brenda corben. Vendoseni ne tavoline.
 
													