Mjeku infeksionist Tritan Kalo thote se PARËSORE në përballjen me #coronavirus mbetet ndjekja e ketyre këshillave:
> Higjena personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive
> Mos u grumbulloni ne mjedise publike
> Kujdesuni për higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës
> Mbajeni fytin te njome duke pire here pas here sasi të vogla uji
> Ushqehuni shendetshem, me ushqime te pasura me vitamina C, D, A,
> Mos frekuentoni shkollat, e qëndrave të punës në rast shenjash klinike te ngjashme me gripin (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë)
> VETËIZOLIMI per 14 dite për personat që vijnë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali
> Kontaktoni me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, nese ka shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje
> Kujdesuni per individët mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2.
> Mos panikoni! Edhe kjo do kaloje!