Është një nga balsamët më efikasë që mund të përdoret për flokët, pa kosto dhe antialergjik. Dhe para së gjithash jo i ndërlikuar. Mjaftojnë dy përbërës të vetëm për të përgatitur një balsam me fuqi të madhe vepruese: ujë dhe një grusht farash liri. Për përgatitjen duhen më pak se 10 minuta: flokë të bukur në pak kohë, jo para të shpenzuara, asnjë humbje në ambient dhe asnjë kimikat.
Per pergatitjen e balsamit ju duhen:
- 1 litër ujë
- 30 gram farash lini
- Një sitë
- Një tenxhere me presion
- Një shishe bosh
Përgatitja:
- Vendosni farat e linit dhe ujin në tenxheren me presion.
- Ziejeni për 10 minuta.
- Kulloni përbërjen e përftuar. Kur përbërja të jetë e ngrohtë është ende e lëngshme, por kur ftohet, trashet. Mos e zieni shumë, pasi balsami do të dalë shumë solid.
- Përdoreni duke masazhuar flokët e lagur si balsam normal.
- Shpëlani flokët.
Ja disa perzierje per rezultate te ndryshme:
- Per floke te gjate, perzieni balsamin e farave te lirit me vaj kokosi.
- Perzieni balsamin e farave te lirit me 1 luge leng limoni. Mund ta perdorni per te lyer skalpin (ndihmon rritjen e flokeve) ose si xhel per te stiluar floket.
Mund ta perzieni balsamin e farave te lirit edhe me mjalte ose veze. Mos harroni se nuk do të shihni rezultate brenda një ose dy ditësh. Vazhdoni të përdorni këto maska flokësh në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse është e mundur mund të përfshini edhe farat e lirit në dietën tuaj për rezultate më të shpejta.