Eshtë dieta më verore dhe shumëngjyrëshe që keni parë e provuar ndonjëherë. Me bazë ananasi, kivi, mango dhe shumë fruta të tjera ushqyese, të cilat të kënaqin dhe frenojnë dëshirën për ëmbëlsira.
Eshtë shumë e vështirë të mbash dietë kur bën nxehtë. Thoni të vërtetën, shpesh tundoheni që të hani çfarëdolloj gjëje që t’ju dalë përpara, vetëm që të jetë e freskët dhe t’ju shuajë etjen. Ndoshta ju nuk e dini, por ekziston një alternativë: janë frutat ekzotike, ananasi, kivi, bananet, mango, avokado.
Pastrohuni në brendësi
Avantazhet e një diete me bazë frutash tropikale janë të shumta. Në radhë të parë është shumë e pasur me ujë në krahasim me ato të zakonshmet. Duke i ngrënë këto fruta gjatë ditës ju freskoheni vazhdimisht dhe nuk rrezikoni të fryheni apo të rëndoheni, falë fuqisë së tyre drenazhuese dhe diuretike. Për më tepër, frutat ekzotike përmbajnë sasi të konsiderueshme kripërash minerale, që shërbejnë për të rifituar ato që keni humbur me anë të djersës. Ndër më të mirët, përveç bananeve, është avokadi. Një frut i plotë përmban rreth 900 mg kalium: sasia e përditshme që rekomandohet për një grua të rritur është rreth 3.100 mg.
Veti të fshehura
Frutat ekzotike kane veti të fshehura që janë shumë të mira për shëndetin e grave. Mango, për shembull, është një minierë hekuri. Konsumimi i këtyre frutave ekzotike do të na ndihmojë të mbajmë nën kontroll probleme femërore siç janë anemia dhe dobësimi i kockave.
Hani kështu për një javë
Kjo dietë prej 1.100 kalorish në ditë bën që të humbisni 3 kg në një javë, përveçse ndaloni celulitin. Mos harroni që duhet të kufizoni sheqerin, kripën dhe mëlmimin (jo më shumë se 4 lugë vaj ulliri në ditë). Mund të përdorni erëza, uthull dhe lëng limoni sa të doni.
Mëngjesi
1 kos frutash me ananas, pa yndyrë + 2 lugë corn flakes me një gotë lëng frutash të shtrydhura (1 kivi dhe gjysmë banane) + 100 ml kos me ananas + dy biskota të thata ose 1 gotë lëng (1 kivi, 120 g banane dhe 150 g qumësht pjesërisht të skremuar.
Paradite
Zgjidhni midis: 150 g mango, 150 g ananas.
Dreka
700 g makarona me 1 lugë kafe vaj ulliri + perime të freskëta me 2 lugë të vogla vaj ose 80 g panë me krem avokadi + perime të freskëta me 1 lugë të vogël vaj ose peshk të gatuar në skarë (200 g) me lëng qitroje + perime të ziera sipas dëshirës me 1 lugë të vogël vaj; 150 g mango.
Pasdite
1 kuti kos pa yndyrë me ananas ose me banane ose një gotë lëng me fruta tropikale.
Darka
Pulë me ananas (shikoni recetën ketu) me 2 lugë të vogla vaj + perime të ziera me 1 lugë të vogël vaj + 150 g nashi ose 80 g gjizë e ëmbël ose mocarelë (vetëm një herë në javë) + perime të gatuara në avull me dy lugë të vogla vaj + 1 kupë sallatë frutash ose një picë tropikale (shikoni recetën ketu).
Pas darke: 1 gotë çaj me arrë kokosi ose ananas.
Keshilla
- Hani në drekë gjysmë avokado me perime. Eshtë i pasur me yndyrna e proteina. Një frut i plotë, rreth 200 g, të furnizon me 460 kalori.
- Mos konsumoni fruta tropikale të papjekura. Eshtë e vërtetë që duke qenë më e varfër me sheqer është pak kalorike, por përmban edhe më pak vitamina dhe fibra në krahasim me frutat e pjekura.