Dieta psikosomatike: Humbisni kilet e tepërta, gjeni buzëqeshjen

Nëse keni një jetë të tërë që mundoheni të dobësoheni pa pasur kurrfarë suksesi. Nëse çdo herë që humbisni ndonjë kg ktheheni përsëri ashtu siç ishit në fillim. Nëse forca e vullnetit tuaj fillon të lëkundet. Nëse ndiheni e rraskapitur prej vitesh e vitesh nga një regjim dobësues, lexoni këto faqe. Do të gjeni zgjidhjen e problemit tuaj: quhet dieta psikosomatike.

Eshtë një program që ju ndihmon të rifitoni peshën e duhur duke gjetur ekuilibrin në tavolinë dhe te vetvetja. Nuk është goja shkaku i vetëm i mbipeshës suaj, por edhe shqetësimet e vogla e të mëdha që shkarkoni tek ushqimi. Vetëm duke mësuar të dëgjoni kërkesat e trupit tuaj dhe duke u bërë më e butë me veten tuaj, mund të dilni nga ky rreth vicioz. Dhe nuk do të jetë vetëm linja ajo që do të fitojë nga kjo gjë.

Rifilloni nga zero me menunë jeshile

Për të korrigjuar raportin tuaj me ushqimin në fillim duhet të dezintoksikoheni. Ky është qëllimi i gjysmëagjërimit. Për 9 ditë hani vetëm zarzavate, pini çajra dhe bëni banja purifikuese. Dhe kërkojini kënaqësitë jashtë frigoriferit.

Mos e lini veten të frikësoheni nga fjala gjysmëagjërim. Në 9 ditët e “purifikimit” të parashikuara nga dieta psikosomatike do të sillni në tavolinë ushqime shumë elementare që kanë një vlerë të madhe simbolike: bishtajoret, sidomos ato që rriten nën tokë si karotat dhe patatet, të varfra me kalori, dhe farërat (orizi, soja, elbi etj) energjitike. Shmangni mishin dhe ushqimet e tjera me origjinë shtazore, kafet, pijet alkoolike, ëmbëlsirat.

Duke qenë një skemë pak a shumë e rreptë, përpara se ta filloni verifikoni që të mos keni mungesa ushqimore ose probleme shëndetësore. Dhe mos harroni që kjo nuk është një dietë e thjeshtë. Përfytyroni sikur po ushqeni një foshnje, hani me ngadalë dhe mësoni ta shijoni ushqimin me të gjitha shqisat (duke e prekur dhe duke e nuhatur), duke marrë kënaqësi prej tyre. Në fund të programit, do të humbisni 2-6 kg në varësi të metabolizmit individual.

Në fund të nëntë ditëve (jo më tepër) filloni të hani normalisht, duke ndjekur parimet bazë të një regjimi të shëndetshëm ushqimor: perime dhe fruta me bollëk, karbohidrate, proteina dhe yndyrna, shumë ujë. Dhe mos e teproni me racionet.

Qëllimi i dietës psikosomatike është të jeni më zemërbutë me vetveten. Pakësojini kaloritë, por kompensojini me atë që ju kërkon instikti juaj: dashuri, përkujdesje, stimuj.

Banja dhe çajra

Banja e përditshme dhe çaji janë dy mbështetje thelbësore për dietën tuaj, sepse përmirësojnë mirëqenien e trupit duke e çliruar nga skorjet, duke e çlodhur e duke e rikarikuar.

  • Përgatisni çdo ditë një litër çaj dhe ktheni ndonjë gllënjkë gjatë harkut 24 orë, duke filluar nga mëngjesi. Ja dy receta.
  • Pastruese: përzieni 20 g lule shtogu, 10 g jamball, 10 g mëllagë. Lërini të valojnë për 10 minuta në një litër ujë.
  • Energjitike: përzieni 10 g lule liri dhe 10 g fara kungulli. Hidhni një lugë në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni për 10 minuta, më pas kullojeni dhe pijeni.
  • Fusni në ujin e vaskës një qese me garzë të mbushur me 15 g livando, 10 g mështeknë, 10 g bli dhe 5 petale trëndafili. Qëndroni e zhytur në vaskë, çdo natë për 15-20 minuta. n

Sa bukur të hash me të gjitha shqisat!

Zgjidhini mirë ushqimet tuaja, përtypuni me ngadalë dhe herë pas here përdorni duart: nëse shijoni atë që keni në pjatë ngopeni më shpejt. Mjafton të mësoni të shijoni ushqimet me të gjitha shqisat. Lexoni ketu disa rregulla për t’ia dalë mbanë.

Hapa të vegjël, rezultate të mëdhaja

Gjysmëagjërimi është vetëm hapi i parë. Për t’u dobësuar në mënyrë përfundimtare duhet të rishikoni në mënyrë globale zakonet tuaja. Filloni duke qenë më pak kërkuese me vetveten: ndonjëherë mjaftojnë sakrifica të vogla për të arritur rezultate të mëdhaja. Sa më shumë e kënaqur të jeni nga jeta që bëni, aq më pak do të tundoheni nga lajkat e ushqimit. Dieta psiko-somatike ju tregon 3 rrugë për të rënë rehat njëherë e mirë me veten dhe peshoren.

1. Mësohuni të bëheni mësuesi i mirë dhe i mirëkuptueshëm i vetvetes
Kënaqeni instiktin tuaj duke ndjekur shembullin e fëmijëve: e mbushin ditën e tyre me aktivitetet që duan më tepër. Nëse i kërkoni një fëmije të vijë në tavolinë ndërsa po luan nuk do t’ju bindet. Po përse? Sepse po zbavitet dhe është i kënaqur. Bëni të njëjtën gjë. Kushtojini një orë të kohës suaj, çdo ditë, atyre gjërave që ju pëlqejnë: një hobi, një pushim, një aktivitet sportiv. Kjo “arratisje” rrit vetëvlerësimin dhe kënaq krijimtarinë tuaj, si lodrat e fëmijëve.

2. Bëni llogari kaloritë e përditshme dhe hiqni dorë vetëm nga gjërat sipërfaqësore
Shkruani çdo ditë në një fletore se çfarë hani dhe hiqni nga lista ushqimet që s’janë të domosdoshme. Nuk duhet të eliminoni patjetër yndyrnat dhe ëmbëlsirat. Mëlmimin e tepruar, gotën e dytë me verë, kafenë e tretë me sheqer. Nuk mund ta merrni me mend se sa kalori kurseni: 100 kalori më pak në ditë përkthehen në 100 g peshë më pak në javë dhe 5 kg të mira më pak në një vit.

3. Bëni aktivitet fizik, por pa e detyruar veten të sforcohet
Lëvizja ju ndihmon të rrisni prurjen energjitike dhe të ndiheni më mirë më vetveten. Por mos bëni vrap në park ose biçikletë në palestër nëse s’keni dëshirë: nëse sporti ju pëlqen, bëjeni me entuziazëm. Shfrytëzoni momentet e ndryshme të ditës për të bërë pak aktivitet fizik: ngjisni shkallët, mos merrni ashensorin, shkoni më këmbë për të bërë pazarin, shkoni më shpesh në diskotekë nëse ju pëlqen të kërceni.

Autoshiatsu: më mirë sesa çokollata

Siç dihet tek ushqimi shkarkojmë ankthin, nervozizmin, emocionet negative që na pengojnë të jemi në harmoni me vetveten. Që të mos bini në kurth mësoni të shfryni ndryshe tensionet e akumuluara. Mund t’ju ndihmojë shumë mirë shiatsu, një teknikë që ndihmon në riekuilibrimin e energjisë së brendshme.

Mund të digjni 100 kalori

> duke kërcyer për 20 minuta

> duke ecur me hap të shpejtë (pothuajse 80 metra në minutë) për 30 minuta

> Duke ngjitur shkallët. Dy herë në ditë nga katër kate shkallë. Qëllimi është të mos humbisni më shumë se 200/300 kalori në ditë me lëvizjen. Nëse e tejkaloni këtë kufi, do të nxisni hipofizën, që është qendra cerebrale që komandon urinë dhe ngopjen dhe do të ndjeni nevojën për të ngrënë më tepër.

femra-moderne.com