Djersitja gjatë natës është shenjë e disa sëmundjeve
Nese dhoma juaj e gjumit eshte me e nxehte se sa duhet, ose ju visheni shume trashe, djeresitja mund tejet dicka normale. Por nese temperatura e dhomes tuaj eshte normale dhe ju djeresiteni shume, kjo mund te jete shenjë që jeni duke vuajtur nga nje crregullim hormonal, por edhe se jeni prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë.
- Menopausa. Afshet e nxehta gjate menopauzes jane nje nga shkaktaret e djeresitjes tek femrat.
- Hiperhidrosa idiopatike. Kjo eshte nje gjendje ne te cilen trupi prodhon ne menyre kronike shume djerse pa ndonje shkak te identifikueshem mjekesor.
- Infeksione. Tuberculoza eshte nje infeksion i cili lidhet me djeresitjen gjate nates. Por infeksionet bakteriale si jane endokarditis (inflamacion i valvulave te zemres), osteomielit (inflamacion ne kocka), dhe lungat mund te shkaktojne djeresitje gjate nates. can cause night sweats. Djeresitja e nates eshte gjithashtu simptome e infeksionit HIV.
- Kancer. Djeresitja gjate nates eshte nje shenje e hershme e disa lloje kanceri. Ai qe lidhet me shume me djeresitjen eshte limfoma. Megjithate, ne keto raste jane shpesh te shoqeruara edhe me humbje te menjehershme peshe dhe temperature.
- Medikamente. Marrja e disa medikamenteve te caktuar mund te jete shkak i djeresitjes gjate nates. Antidepresantet, medikamente per ulje temperature si, aspirina dhe acetaminofeni, mund te shkaktojne djeresitje.
- Hipoglicemia. Ulja e nivelit te sheqerit ne gjak mund te shkaktoje djeresitje. Njerezit qe po marrin insuline ose ilace orale per diabetin mund te pesojne hipoglicemi gjate nates, gje qe shkakton edhe djeresitjen.
- Crregullime hormonale. Djeresitja lidhet me disa crregullime hormonale, si pheochromocytoma (qe ka lidhje me veshkat), sindroma karcinoide dhe hipertiroidismi.
- Gjendja neurologjike. Kushte neurologjike jo të zakonshme, duke përfshirë shqetesime si: disrefleksia autonome, siringomielinë pos-ttraumatike, goditjet, dhe neuropatia autonome mund të shkaktojnë djersitje të madhe dhe mund të çojnë në djersitje natën.