Dom Gjergj Meta: Nëse një ditë do të jem viktimë e një akti terrorist…

Dom Gjergj Meta, prifti i njohur në opinionin publik për reagimet dhe qëndrimet e tij, ka treguar edhe nje here se eshte frymezim i paqes, me ane te nje postimi qe ka bere ditet e fundit ne profilin e tij te Facebook.

Duke pare gjithe aktet terroriste qe ndodhin gati cdo dite neper bote, duke marre jete te pafajshme njereish, Dom Gjergj Meta shkruan:

“Nëse një ditë do të jem viktimë e një akti terrorist dhe do të thuhet që ky ishte mysliman, dua të mos flisni në emrin tim dhe sidomos nuk dua në emrin tim t’i shihni miqtë e mi myslimanë me sytë e paragjykimit dhe të urrejtjes.

Miqtë e mi nuk janë terroristë. Nëse një ditë kjo mund të ndodhë dua që miqtë e mi mos të ndihen keq, por përkundrazi të dinë se do të kenë një mik më shumë pranë Zotit që lutet për ta.

Do të doja të njëjtën gjë të bënin edhe ata nëse vdesin nga dora e një të krishteri.

Bota nuk ka nevojë për urrejtje e hakmarrje. Bota ka nevojë për dashuri dhe për falje.

Nuk jam i autorizuar të fal në emër të asnjë viktime të terrorizmit, por në emrin tim nuk dua të ndjej urrejtje, nuk dua….!

Të ndihmojmë njëri-tjerin në dashuri!”