Tendenca me e fundit pranverore per makijazhin e syve eshte e verdha Por a jeni gati ta “perqafoni” sic duhet kete trend te ri?
E verdhe ne te gjitha tonalitetet e mundshme, nga tonalitetet e lehta, pastel e deri tek ngjyrat e ndezura e te forta.
Ngjyrat e ndritshme do jene edhe me jetegjata kete sezon, nga pranvera deri ne stinen e veres. Dhe nese jeni ndjekese te flakta te modes se fundit, me siguri do ju duhet te dini se si duhet ta “mbani” kete tendence. E kush me mire se yjet e Hollywood-it dhe te Instagramit mund te na e tregojne kete?!?!
Një mori femrash te famshme, nga Margot Robbie te Rita Ora jane vene re me kapaket e syve te lyer me te verdhe.
Ka nje game te gjere tonalitetesh te se verdhes, e rendesishme eshte te gjeni ate qe i pershtatet me se miri ngjyres se lekures tuaj.
Në përgjithësi, njerëzve me një ngjyrë të bardhe te lekures do t’i përshtaten me shume tone më të zbehta të se verdhës. Ndërsa ata me një lekure më të errët mund të provojne tonalite më të ndritshme dhe te forta (mbi te gjitha gjate veres, pasi te jeni nxire pak nga dielli).
Hapni fotogalerine dhe shikoni disa menyra se si mund te lyeni syte me te verdhe gjate ketij sezoni: