Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Ekografia: perse kryehet dhe a perben rrezik?
, / 104 0 0

Ekografia: perse kryehet dhe a perben rrezik?

SHARE

Diagnostikimi nepermjet ekografise konsiderohet një procedurë e sigurt dhe jo invazive nga shumica e komuniteteve mjekësore, kjo sepse përdor valë zanore me fuqi të ulët.

Ekografia është një test mjekësor jo-invaziv që ndihmon mjekët të diagnostikojnë dhe trajtojnë problemet shëndetësore. Ajo prodhon pamje të organeve dhe strukturave të tjera në pjesën e sipërme të barkut.

E sigurt dhe pa dhimbje

Ajo prodhon pamje të brendshme të trupit duke përdorur ultratingujt. Ajo përbëhet nga një transmetues i vogël (sondë) dhe xheli i ekografisë që vendoset direkt në lëkurë. Valët zanore transmetohen përmes xhelit nga sonda në trup. Transmetuesi mbledh tingujt që kthehen pas dhe një kompjuter pastaj i përdor këto valë zanore për të krijuar një imazh.



Ekografia nuk përdor rrezatim jonizues (siç përdoret në radiografi), kështu që nuk ka asnjë ekspozim të pacientit ndaj rrezatimit. Meqenëse pamjet e ekografisë janë kapur në kohë reale, ato mund të tregojnë strukturën dhe lëvizjen e organeve të brendshme të trupit, si dhe gjakun që rrjedh përmes enëve të gjakut.

Eko Doppler

Pjesë e ekzaminimit ekografik të barkut mund të jetë edhe Eko Doppler. Eko Doppler është një teknikë e veçantë ekografike që lejon mjekun të shohë dhe të vlerësojë fluksin e gjakut në arteriet dhe venat e barkut, krahëve, këmbëve, qafës dhe / ose të trurit (në foshnjat dhe fëmijët), ose në organe të ndryshme të trupit si mëlçia apo veshkat.

Ekografia e barkut është kryhet për të vlerësuar:

  • Veshkat;
  • Mëlçinë;
  • Tëmthin;
  • Pankreasin;
  • Shpretkën;
  • Aortën abdominale dhe enët e tjera të gjakut të vendosura në bark.

Ekografia eshte perdorur per te ndihmuar ne diagnostimin e nje sere semundjeve, si:

  • Dhimbje apo fryrje barku;
  • Funksion jo-normal të mëlçisë;
  • Zmadhim të organeve të barkut;
  • Gurë në fshikëzën e tëmthit apo veshka;
  • Aneurizmat e aortës.
  • Ekografia mund të përdoret gjithashtu për të drejtuar biopsitë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.