Ëndrrat mund të shërojnë

A mund të shërojnë me të vërtetë ëndrrat, pasi sot po flitet shumë për terapinë e gjumit? Si funksionon ajo? Si mund të shërohet një person me anë të kësaj terapie të ëndrrave në gjumë?

Çdo vend ka psikologët e saj, ku çdo ditë shkojnë me mijëra njerëz. Por kjo terapi nuk është dhe aq e vlefshme, pasi psikologu në rradhë të parë interesohet për gjendjen fizike, domethënë ai bën kontrolle për të parë nga çfarë sëmundje vuan pacienti i tij. Kur psikologu mundohet t’i shkatërrojë sëmundjen, ai nuk kupton që së bashku me sëmundjen po shkatërron edhe pacientin. Për pjesën e brendshme të pacientit mbetet shumë pak kohë. Në këtë luftë ndërmjet psikologut dhe sëmundjes, pacienti qëndron jashtë loje. Ai qëndron si spektator jashtë ringut.

Ka sëmundje që duhen kuruar nga doktorët apo edhe nga psikologët, por ka edhe sëmundje të cilat duhen shëruar vetë nga njeriu, në të kundërt as specialisti më i mirë nuk ka ç’të bëjë.

Kohë më parë, përpara se të ekzistonin psikologët, njërëzit që vuanin nga depresioni apo një mërzitje kalimtare, apo diçka e tillë, shkonin në tempuj. Atje rrinin njerëz të posaçëm që i ndihmonin këto njerëz të kalonin problemet e tyre, jo me anë të ilaçeve apo duke u munduar të shëronin sëmundjet e tyre, përkundrazi. Ata nuk u munduan fare të kuronin sëmundjen, por shpirtin e tyre. Këtë gjë ata e arrinin me metodën e gjumit.

Në Greqinë e lashtë metoda e terapisë së gjumit ishte mjaft e përhapur dhe mjaft e përdorur. Edhe metodat e gjumit ishin të llojeve të ndryshme. Më e përhapura ndër to ishte gjumi podromale (parashikues). Pasi njerëzit i kishte zënë gjumi, njerëzit që punonin në tempull arrinin të zbulonin sëmundjet, edhe para se të shfaqeshin. Megjithatë kryesorja nga e gjithë kjo ishte se me anë të metodës së gjumit njeriu arrinte të shërohej vetë pa shkuar tek doktori apo psikologu.

Sot tempujt e tillë janë zhdukur pothuajse fare, megjithatë nuk është e vështirë që gjithësecili ta bëjë vetë këtë metodë. Në gjumë trupi me shpirtin bëhen një i vetëm dhe e vetmja gjë që shihni është jeta juaj mjaft e bukur dhe pa stërmundime.

femra-moderne.com