Era Istrefi vazhdon te ngjitet ne shkallet e karrieres se saj. Kete here televizioni gjerman RTL, ka përgatitur një kronikë për këngëtaren nga Kosova e cila po pëlqehet shumë edhe në tregun e tyre muzikor, që konfirmon edhe një here nisjen e karrierës ndërkombëtare të Erës.
Sipa moderatores, ylli botëror Rihanna tani ka një konkurrente dhe kjo eshte Era Istrefi! Ngaqë kjo artiste po tingëllon si Rihanna.
Era Istrefi është 22 vjeç dhe vjen nga Kosova, me BonBon-in e saj ajo po arrin majat e top-listës, ka vazhduar moderatorja e televizionit gjerman, nderkohe qe paraqiten pamje te nje fshati te varfer, qe supozohet te jete vendlindja e Eres. Kjo ka revoltuar shume shqiptare, te cilet jane shprehur se Kosova ka vende shume te bukura qe nuk i afrohen aspak pamjeve qe ka percjelle RTL.
A kemi nevojë për një Rihanna të dytë?, pyet ajo. Ne mendojme se nuk kemi nevoje per nje Rihanna te dyte, por per nje Era Istrefi. Era s’ka nevoje te kopjoje asnje, pasi eshte autentike dhe ka stilin e saj te vecante.
Por edhe nese moderatores se RTL-se i duken te ngjashme, atehere, PO, nese te dyja tingëllojnë ngjashëm, ky fakt nuk dëmton askend.
Megjithese Rihanna është një yll botëror i afirmuar prej vitesh, Era Istrefi dëshiron dhe po punon fort të bëhet e tillë, me aftesite e veta dhe kjo gje eshte per t’u vleresuar.
Era me Bon Bon-in e saj po dëgjohet në top listat gjermane dhe me shpejtësi po arrin të radhitet në vendet e para, edhe pse aktualisht është në vendin e 21-të.
Forca Era, ne jemi me ty!
Nderkohe ju ftojme te shikoni lajmin.