Fëmija juaj ka vjedhur? Psikologët këshillojnë se si të reagoni

Nëse fëmija juaj ka vjedhur, pikësëpari mos krijoni panik. Edhe pse vjedhja e kryer nga një fëmijë është minimale, reagimi i parë është shqetësimi. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të prishni gjakun: merrni kohën e duhur për t’u menduar.

Një ditë vini re se fëmija juaj është kthyer në shtëpi me një lodër që nuk i përket, ose kthehet nga shkolla me një stilolaps që nuk është i tiji. Zemëroheni… dhe shqetësoheni. Sepse, nëse ky veprim është i shpeshtë, kjo s’do të thotë të mbyllni sytë: të vjedhësh është një akt i pandershëm dhe ndershmëria një mësim. Atëherë, ç’duhet bërë?

Fillimisht, përpiquni të kuptoni arsyet pse e ka bërë një gjest të tillë

Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për “vjedhje” përsa kohë fëmija nuk e di çfarë bën. Kjo ndërgjegje fillon të krijohet midis moshës 3 dhe 6 vjeç. Deri atëherë, aq më tepër që ndjenja e pronësisë nuk është vendosur akoma, nuk mund të flasim për vjedhje.

  • Fëmija “hajdut”: ai merr atë që i pëlqen në momentin që e dëshiron, pa u shqetësuar shumë për të tjerët. Meqë ndihet sikur është qendra e botës, ai priret të mendojë se mund të marrë çdo gjë që bën pjesë në “territorin” e tij. Pastaj, pak nga pak, sipas sjelljes së prindërve, ai do të mësojë që është diçka e “keqe” dhe që në fillim duhet “të pyesë”
  • Fillimisht duhet të kuptoni: si ka ndodhur vjedhja? Ku ka ndodhur: në shtëpi, në shkollë, në një dyqan? Është ndonjë veprim i përsëritur? Si e shpjegon ai gjestin e tij? Cilat janë arsyet? Ato ndryshojnë nga fëmija në fëmijë.
  • Vjedhja është e domosdoshme. Fëmija ka nevojë për një objekt që s’ka mundësi që ta blejë ose që prindërit ia kanë refuzuar. Merr në dyqan ose te portofoli i së ëmës.
  • Vjedhja ndodh nga një synim i mirë. E ka “piketuar” për ta dhënë. Për t’i bërë qejfin të ëmës ose për të zënë miqësi. Kështu, shumë fëmijë shkojnë në shkollë me xhepat mbushur me bonbone.
  • Nëse ndihet inferior kundrejt shokëve, ai mund të tundohet për të vjedhur lodra, rroba… që t’i japë vlerë vetes. Po në këtë temë, ai mund të vjedhë i shtyrë nga shokët, në mënyrë që të tregojë se nuk është frikacak.
  • Ka një vështirësi psikologjike të pashprehur qartë: mëri, zhgënjim, mosmarrëveshje. Në këtë rast, vjedhja është një hakmarrje, një mënyrë për të mbushur një mungesë dashurie, një nevojë për të tërhequr vëmendjen mbi një problem.
  • Reagimi i mirë kundrejt aktit të tij: mos e prishni gjakun dhe as mos e trajtoni si hajdut, por mos harroni t’i kushtoni edhe një lloj rëndësie problemit. Është normale të zemëroheni, sidomos nëse fëmija është më i madh se 5 vjeç.

kid2

Mos reagoni së tepërmi, por as pak

  • Në fillim, është e nevojshme që t’i shpjegoni fëmijës, me qetësi dhe në mënyrë të qartë, që marrja pa leje e një objekti që nuk është i tiji, është e pandershme.
  • Pastaj duhet ta pyesni se ç’mendon të bëjë për ta ndrequr gabimin. Nëse nuk sugjeron asgjë nga ana e tij, këmbëngulni që të shkojë ta kthejë objektin e vjedhur dhe të kërkojë falje.
  • Të gjendesh përballë personit në fjalë është e vështirë dhe e papërballueshme (si për fëmijë, ashtu edhe për prindërit), por është një përçapje pedogogjike shumë e dobishme.
  • Së fundi, duhet të keni parasysh që i ka ndodhur gati të gjithë fëmijëve “të marrin” çfarëdolloj gjëje “për ta parë”. Nëse kjo sjellje mbetet e izoluar, atëherë është pa pasoja.
  • Me sjelljen e tyre të kujdesshme, të ëmbël dhe të vendosur, prindërit do të mundësojnë rikthimin në normalitet të jetës.

femra-moderne.com