Fëmijët, pse llastohen me gjyshërit?

Kur kalojnë kohën me gjyshërit, fëmijët asnjëherë nuk duan të largohen prej tyre… Arsyeja? Ja bëjnë qejfin për gjithçka dhe llastimi s’njeh kufij! Ndërkohë që ne prindërit kemi metodën tonë të të edukuarit, që bie ndesh me mënyrën se si prindërit tanë sillen me femijët tanë. Po ateherë, si të veprojmë?

Pushimet te gjyshi dhe gjyshja janë me të vërtetë të këndshme, por me kusht që të shmangen mosmarrëveshjet me prindërit.

Të kujdesesh për fëmijët, po…  por jo gjatë gjithë kohës

Perspektiva e pensionistit u jep gjyshërve dëshirën për të bërë aktivitete të reja (udhëtime, një jetë më familjare etj). Ata kanë si synim t’u lehtësojnë barrën fëmijëve të tyre, të cilët privohen nga dëfrimet apo aktivitetet e tjera sepse duhet të kujdesen për fëmijët. Një “privim” që kompensohet me mirësi për të kaluar kohën me nipërit. Mbetet që ky rast, nëse përsëritet, mund të shkaktojë konflikte. Kjo ndodh sepse gjyshërit ndihen të përfshirë nga dëshira për të shërbyer dhe nga nevoja e tyre për autonomi.

Këshilla jonë: planifikoni ditët që do kujdeseni për fëmijët duke respektuar orarin e gjyshërve. Gjatë kohës së pushimeve kini parasysh organizimin e tyre dhe mos ua lini fëmijët atyre për një kohë të gjatë. Mos harroni se të kujdesesh për fëmijët, para së gjithash është e lodhshme.

Një gjyshe, shumë ëmbëlsira

Gjyshërit kanë gjithmonë tendencë t’u japin fëmijëve gjithçka që ata duan: ëmbëlsira, akullore, çokollata… Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një prishje të regjimit dietik, që mund të shkaktojë tensione, kryesisht nëse jeni mësuar që t’i ushqeni fëmijët me ushqime bimore apo “light”. Gjithashtu gjyshet i kritikojnë nënat se përdorin ushqime të ngrira, artificiale. Këto konflikte shpërthejnë kur dy brezat janë në garë për rolin e tyre si nënë që ushqen sa më mirë fëmijët e saj.

Këshilla jonë: nëse fëmijët tuaj kalojnë disa ditë te gjyshërit mos u fokusoni shumë në ushqimet që kanë konsumuar. Duke provuar ushqime të reja, shije të reja ata do të mësohen të hanë çdo gjë.

femije_gjysher_02Një mënyrë jetese ndryshe, rregulla shumë të favorshme

“Te gjyshja kemi të drejtë të flemë vonë”, “Te gjyshi hidhemi mbi krevate”… Prindërit e kanë ndonjëherë të vështirë të kuptojnë përse prindërit e tyre, të cilët kanë qenë shumë kërkues vite më parë, janë më tolerantë me nipërit e tyre. Kjo ndodh sepse ata nuk kanë përgjëgjësi edukative. Gjyshërit kërkojnë që nipërit të ndihen mirë tek ata, të kenë dëshirë të vijnë përsëri tek ata, si dhe nuk merren me arsimimin e tyre. Kështu është më mirë sepse nëse ata do të ndërhynin në këtë pikë atëherë prindërit do kishin përshtypjen se autoriteti i tyre është vënë në dyshim.

Këshilla jonë: shpjegojini fëmijëve tuaj se çdo familje ka mënyrën e saj të jetesës, ka rregullat e saj. Nëse ata kuptojnë që ju nuk po u kërkoni që të zgjedhin mes të dyjave atëherë s’do të ketë asnjë problem. Për ata është një përfitim i madh që po përballen me mënyra të ndryshme jetese.

Gjithçka është art

  • Të jetosh mirë… Me gjyshërit fëmijët janë më pak “të shtypur”. Organizimi i kohës është më i favorshëm.
  • Nostalgjia… gjyshërit u tregojnë ni-përve fotografi të vjetra, lodrat e prindërve të tyre, si dhe u tregojnë histori familjare.
  • Mësojnë të rriten… Fëmijët arrijnë të kuptojnë që nëna dhe babai kanë qenë të vegjël dhe më pas janë bërë të mëdhenj.

Po paraja?

Meqë gjyshërit kanë shpesh më shumë të ardhura sesa prindërit, raporti me paranë mund të jetë konfliktual. Atëherë fillojnë qortimet: dhurata të kota, mungesë ndihme financiare… Kujdes, këto pyetje fshehin gjithmonë të tjera që janë më të thella se këto: “Pse nuk i kuptojnë prindërit vështirësitë e mia? A më duan me të vërtetë?”…

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search