Femrat vip fotografohen duke ushqyer femijet me gji

Femrat vip publikojne ne llogarite e tyre te Instagram dhe Pinterest foto duke ushqyer me gji femijet e tyre. Modele dhe aktore te famshme ne te gjithe boten, tashme kane lancuar nje trend te ri, i cili ka filluar te imitohet nga shume femra te tjera.

Kohet e fundit eshte debatuar shume mes dy grupe njerezish te cilet jane pro dhe kunder ushqyerjes se femijes me gji ne vende publike. Ato qe jane kunder, e mendojne si dicka te ndaluar, te turpshme, madje edhe te neveritshme te shohesh nje grua qe ushqen femijen ne publik – duke thene se eshte nje pamje qe nuk duan ta shohin. Madje shume restorante dhe lokale e kane ndaluar. Nderkohe qe pjesa tjeter, nenat me se shumti, jane ata qe kjo eshte nje e drejte legjitimore, nevoje natyrale e njeriut, aspak e neveritshme apo e papershtatshme, dhe mbi te gjitha nje pergjegjesi qe cdo nene ka per femijen e vet.

Pikerisht per te mbrojtur kete grup, shume aktore dhe modele te famshme publikojne here pas here foto te tyre duke ushqyer femijet me gji.

Moda e fundit ne Instagram quhet brelfie (domethene breast-selfie, ndryshe nje foto qeja bejne veten ndersa ushqejne me gji femijen). Edhe pse neper komentuesit e fotove ka edhe nga ato qe thone se ushqyerja me gji duhet te jete dicka private, keto yje nuk ndalojne, duke e kthyer trendin ne nje sukses te madh ditet e fundit. Shume nena te reja kane filluar t’i imitojne.

Po ju cfare mendimi keni per ushqyerjen me gji ne publik dhe per postimin e ketyre fotove ne rrjete sociale?

femra-moderne.com