Finok au gratin te pjekur ne furre

Kjo recete eshte nje kontorno pjate shume e shijshme dhe e shpejte per t’u pergatitur. Ne receten origjinale pergatitet me beshamele siper, por ne kete rast e kemi sjell ne nje version me te lehte. Ne kete menyre eshte perfekte edhe per ata qe jane me diete.

  • Veshtiresia: Shume e lehte
  • Koha e pergatitjes: 5 Minuta
  • Koha e gatimit: 20 Minuta
  • Porcione: 4

Perberesit:

  • 3 finoke
  • 80 g therrime buke
  • 20 g djathe parmigiano
  • 2 luge vaj ulliri
  • bime aromatike (trumze, rigon, majdanoz)
  • kripe

Pergatitja:

  • Pastroni finoket, duke hequr shtresat e jashtme dhe gjethet jeshile.
  • Pritini holle me ndihmen e nje thike ne feta me pak se 5 milimetra te trasha.
  • Shpelajini me uje te bollshem dhe thajini me nje cope te paster per te hequr ujin e tepert.
  • Vendosini ne nje tas te madh dhe shtoni therrimet e bukes, djathin parmixhano te grire dhe erezat tuaja te preferuara. Shtoni vajin dhe kripen dhe perziejini.
  • Shtrojini finoket ne nje tave me leter furre. Kujdes mos i mbivendosni siper njera-tjetres. Hidhni persiper therrimet qe ju tepruan ne fund te tasit.
  • Futeni taven ne furren e parangrohur ne 200° per rreth 20 minuta (me mire nese 10 minuta poshte e mepas 10-15 lart ne funksionin grill).
  • Keshille dietike: Nese doni te keni nje recete edhe me te lehte, mund te hiqni djathin parmixhano nga perberesit.

Kete recete mund ta pergatisni edhe ne fritezen me ajer. Ja se si…

  • Pasi te keni bere gati finoket (mos i shtoni djathin parmixhano), shtrojini ne fund te koshit te fritezes, pa leter pjekese.
  • Mund t’i shtoni edhe nje pike vaj ulliri.
  • Ndizeni fritezen me ajer ne 200 grade dhe skuqini per 7 minuta.
  • Nuk ka nevoje t’i perzieni sepse friteza me ajer do t’i skuqe njesoj ne te gjitha anet.

Start typing and press Enter to search