Eskallop vici me limon

Nje pjate klasike e kuzhines italiane, eskallopi i vicit me limon eshte shume e shijshme dhe e thjeshte per t’u pergatitur.

Eskallopi i vicit me limon eshte nje nga ato gatime qe gjithmone do ju nxjerri faqebardhe, edhe nese s’merrni vesh fare nga gatimi. Filetot e vicit, te prera holle, i rrahim pak me cekic kuzhine, i lyejme me miell, i skuqim pak nga te dyja anet dhe i shtojme shije me lengun e limonit te shtrydhur. Te njeten procedure mund te ndiqni me filetot e pules ose te gjelit te detit. Ndersa limonin mund ta zevendesoni me portokall, nese doni te provoni nje recete ndryshe (por te njejte).

Perberesit per 4 persona:

  • 800 g fileto vici e prere ne feta te holla
  • 1 limon 
  • 1 thelpi hudher
  • miell
  • vaj ulliri
  • nje luge kafe gjalpe
  • kripe, piper, majdanoz
  • Veshtiresia: e lehte
  • Pergatitja: 10 minuta
  • Gatimi: 15 minuta

Pergatitja:

  1. Si fillim i vendosim filetat ne mes te dy letrave furre dhe i godasim lehte me cekic. (Mund t’ja kerkoni edhe kasapit ta beje kete pune nese keni mundesi).
  2. Lyejini filetat me miell nga te dyja anet.
  3. Merrni nje tigan te gjere, shtoni vajin dhe gjalpin dhe skuqni filetot nga te dyja anet ne zjarr te forte.
  4. Grini lekuren e limoni (vetem pjesen e verdhe) dhe ruajeni ne nje tas te vogel. Shtrydheni limonin dhe shuani filetot me lengun e tij (kujdes, kullojeni nga farat dhe pulpa).
  5. Sherbejini filetat me limon duke i sperkatur me pak piper te sapobluar, lekuren e limoni dhe majdanoz sipas deshires.
Scaloppine al limone
Foto: cucchiaio.it

Start typing and press Enter to search