Flokët: Dua të bëhem kuqalashe!

Flokët e bukur i duam të gjitha. Dhe ndonjëherë na kap deshira t’i ndryshojme modelin ose ngjyren. Jeni te tunduara per t’u bere kuqalashe? S’ju veme faj, eshte ngjyra më joshëse dhe drithëruese…  Provojeni, ne do t’ju tregojme se sa e thjeshtë është edhe për t’u mbajtur.

Kush po priste rastin për t’u bërë e kuqe t’i japë fund pritjes. Ngjyra e bakrit, shegës, e të kuqes dhe gjithe tonaliteteve te saj, eshte nje nga me te preferuarat kete vit. Kjo e re vjen nga sfilatat, por edhe nga personazhet e njohura: Amy Adams dhe Juliane Moore u paraqiten në tapetin e kuq te Golden Globes Awards me reflekse të kuqe, e njëjta ngjyre eshte zgjedhur edhe nga e mrekullueshmja Julia Roberts dhe aktorja simpatike Isla Fisher.

Rezultate imazhesh për julia roberts red hair

I guximshëm ose i moderuar

Cilat janë nuancat më aktuale? Nëse bëhet fjalë për luk me efekte, dy janë tendencat e forta: e kuqja, ekstreme, si kukull, ose flokët ngjyrë bakri pothuajse të dalë boje, ngjyrë portokalli. Puna më e vështirë është për të zgjedhur tonalitetin e duhur, sepse jo gjithmonë e kuqja shkon me ngjyrën e fytyrës dhe nëse nuanca është e gabuar e para që e pëson është ngjyra e fytyrës. Efekti më i ri është ai me ngjyrime të kuqe, jo një ngjyrë homogjene, por me reflekse që vihen në dukje nga dritat e forta ose nga dielli. Ky rezultat është shumë i thjeshtë për t’u arrirë në krahasim me të kaluarën, sepse gama e ngjyrave është zgjeruar shumë. Janë nuanca të frymëzuara nga verërat e kuqe.

Imazh i ngjashëm

Luleshtrydhe dhe çokollatë

Një kokë e kuqe mund të jetë shumë joshëse. Por vetëm nëse gjehet nuanca e duhur. Kush ka një lëkurë të trëndafiltë dhe flokë ngjyrë të çelët duhet të zgjedhin ngjyrën bjonde në bakër dhe të kuqen në luleshtrydhe. Ato që kanë flokë ngjyrëgështenjë dhe kanë një ngjyrë të qelibartë shkojnë më mirë me ngjyrat e kuqe të ndezura. Më e vështirë është zgjedhja për brunet mesdhetare që duhet të shmangin të kuqen e ndezur, për të privilegjuar ngjyrën çokollatë ose lëkurën e gështenjës. Nëse doni të bëni një ndryshim rrënjësor besojini një parukieri i cili është në gjendje t’ju këshillojë ngjyrën e duhur.

Imazh i ngjashëm

Një tip i “vështirë”

Rekomandimet për te parukieri në veçanti bëhen sepse ngjyra e kuqe është një ngjyrë e vështirë. Eshtë delikate, ndryshon shumë nga aplikimi i parë sepse “shkarkon” më shumë sesa nuancat e tjera. Varet edhe nga toni i fillimit dhe nga efekti i dëshiruar. Ato që janë ngjyrë gështenjë mund të rrinë të qeta, sepse e kuqja i ndriçon pa i turbulluar. Por kush ka ngjyrën bazë shumë të çelët duhet të tregojë kujdes: efektet ngjyrë portokalli, rozë nuk janë kaq të pazakonshëm. Sidomos për ato që i lyejnë flokët në shtëpi. Nëse flokët janë të hollë, ngjyra do të jetë më e fortë sepse pigmentet kapen më mirë. Por nëse janë të thatë ose të shfijëzuar, ngjyra do ta humbasë shpejt ndriçimin e saj. Prandaj, përveçse të aplikoni balsam ose maska specifike, mund ta gjallëroni flokun me shampot kolor.

Restyling global

Për t’u bërë një kuqe, duhet të parashikoni edhe një riorganizim të dollapit dhe çantës suaj të bukurisë. Kjo bisedë vlen sidomos për ato që duan ngjyra të forta. Duhet të shmangni bluzat ngjyrë bruzi, vjollcë ose jeshile dhe në të njëjtën kohë duhet të shmangni gjithashtu buzëkuqët rozë të ndezur dhe ngjyrë vjollcë. Atëherë si të mos gabojmë?

Te buzët është shumë e mirë ngjyra e kuqe e llakuar, e bronxit, tullës dhe portokallisë.

Përsa u përket hijezuesve, është e këshillueshme e gjithë gama e ngjyrës bezhë, e lajthisë dhe e kafesë. Bjondet ngjyrë bakri si Christina Hendricks u shkon edhe ngjyra jeshile e ullirit, bluja, e kuqja dhe ngjyra e pjeshkës. Ato që janë ngjyrë gështenjë mund të luajnë me tonet e metalit, si ari, bronxi. Dhe në buzë mund të aplikojnë shkëlqyes ngjyrë çokollate ose qershie, që ndriçojnë fytyrën. Kush ka reflekse të kuqe mund të zgjedhë ngjyrimet e uthullës, kumbullës, shegës, patëllxhanit, edhe te buzët.

T’i lyeni vete floket, por me cilesine e nje parukiereje. Blijeni kete boje te mrekullueshme duke klikuar ketu.

Një këshillë e fundit: për t’i përshtatur më mirë ngjyrat në fytyrë, zgjidhni një pudër me tonalitet më të çelët se buzëkuqi.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search