French Toast me Portokall dhe Kanelle

French toast apo buke me veze e skuqur me gjalpe, kete here eshte pasuruar me shijen e lengut te portokallit dhe kanelles. Shoqerojeni me fruta te stines, per shembull sic eshte portokalli i kuq, qe shkon shume edhe me kanellen.

Aq e thjeshte per t’u pergatitur sa s’ka ku te shkoje. Ideale per te perdorur buken e ndenjur… per nje mengjes te shijshem ose per te shoqeruar cajin e pasdites.

www.mojewypieki.com

Perberesit per 4 feta buke:

  • 150 ml qumesht
  • 1 veze e madhe
  • 1 luge gjelle me sheqer kaf
  • lekura e grire te nje portokalli
  • 4 feta buke te bardhe

Gjithashtu:

  • gjalpe per skuqje
  • lengu i 1 portokalli + thela portokalli te kuq per shoqerimin e pjates
  • sheqer i imet i perzier me kanelle per te mbuluar tostet

Pergatitja:

  • Perzieni 4 perberesit e pare ne nje tas te sheshte me ndihmen e nje piruni. Ngjyeni fetat e bukes nga te dyja anet me kete perzierje.
  • Ne nje tigan shkrini gjalpin ne temperature mesatare qe te mos digjet. Skuqni fetat e bukes nga te dyja anet. Uleni temperaturen e sobes nese eshte e nevojshme qe te mos digjen fetat e tostit.
  • Buket e skuqura lagini pak me leng portokalli (1 luge per fete) dhe mbulojini me sheqerin e perzier me kanelle.
  • Shoqerojeni me feta portokalli.

Bon Appetit 🙂

Keshille:

Mos i skuqni te gjitha tostet ne te njejtin gjalpe. Fshijeni tiganin me nje leter kuzhine, pastaj shtoni gjalpe tjeter dhe skuqni buken e radhes.

www.mojewypieki.com

femra-moderne.com