Frutat dhe perimet e sezonit

Frutat dhe perimet neper tregjet tona dallohen me se miri gjate ketij muaji pranveror, nga shumellojshmeria, ngjyrat dhe freskia. 

Fasule, bathe dhe bishtaja

Rezultate imazhesh për fave

Kjo eshte periudha e batheve, mund te konsumohen te gjalla, por edhe të ziera ose të tiganisura, nderkohe qe gjatë pjesës tjetër të vitit eshte edhe në variantin e thatë. Mbi te gjitha gjate prillit, kur fillon prodhimi i tyre, jane me mire te konsumohen te pagatuara, perziere me djathe kaçkavall deleje. Permbajne nje sasi te mire vitamishash te grupit B, fibra, hekur dhe proteina. Nese konsumohen te pagatuara, jane te pasura edhe me vitamice C. Por mund te merrni edhe bishtajat, apo fasulet e joma te cilat mjfton t’i zieni per 4-5 minuta dhe me pas kalojini ne tigan me vaj urriri dhe hudhra (nese doni mund t’i shtoni pak spec djeges).

Çikore te egra

Rezultate imazhesh për cicoria

Prilli është edhe periudha e angjinareve, sallates marule dhe sezoni i fundit i lakrave. Por nje tjeter bime shume e shendetshme dhee shijshme per kete periudhe eshte edhe çikorja e eger, te cilen mund ta gatuani shume thjesht: jepini nje vale, pastaj kalojeni ne tigan me vaj ulliri, hudher dhe piper. Jo vetem e mrekullueshme, por edhe e pasur me substanca te dobishme për organizmin tonë: në fakt çikorja përmban vitamina A, C, kalcium, fosfor, hekur dhe karbohidrate. Ka aftesi depurative dhe stimulon oreksin, rregullon funksionin e zorrëve, mëlçisë dhe veshkave. Fundi i muajit sjell disa perime te tjera si kungullin dhe specat, mbi te gjitha specat e embel te kuq. Mes perimeve sezonale perfshihen edhe karota, lakër brukseli, qepët e njoma, pazi, presh, rrepkat dhe rukola.

Imazh i ngjashëm

Luleshtrydhet

Edhe pse kane qene prezente ne treg edhe gjate muajve te ftohte, tani luleshtrydhet kane kohen e tyre. Edhe pse SHBA-te dhe Spanja shquhen si prodhuesit kryesore ne bote per luleshtrydhet, edhe vendi yne vitet e fundit ka filluar te prodhoje keto fruta, jo vetem per tregun shqiptar, por edhe per eksport. Korca, Fieri dhe zona e Myzeqese ne pergjithesi jane zonat ne te cilat kultivohen. Por ju mund te mbillni luleshtrydhe neper vazo ne ballkonin tuaj. Per me shume, lexoni duke klikuar ketu. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K, bakri dhe provitamine A. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.

Portokalle, nespulla dhe qershi

Gjate prillit kemi akoma nje sasi te mire te portokalleve te vendit. Gjithashtu edhe kivi, ndersa persa i perket limonave, gjate prillit dhe majit duket te kanaqemi me ato lekurezbehtet, te cilet jane i vetmi varietet i mbetur per kete sezon. Nga fundi i muajit mund te vijne edhe surpriza te kendshme dhe disi te hershme. Qe tani vihet re prezenca e nespullave neper markata, por gjithashtu ne periudhen e fundit te muajit mund te provojme edhe qershite e para.

Ju keshillojme te lexoni edhe:

Cfare tregon ushqimi juaj i preferuar per ju

femra-moderne.com