Ftoi është një fryt i lashtë, që në kohen e Romakëve dhe është përhapur në të gjithë Turqinë dhe Azinë Juglindore. Ajo rritet në pemë të vogla dhe është e lidhur ngushtë me mollën dhe dardhën, por i mungon gatishmëria e tyre e menjëhershme për konsum.
Fruti i ftoit ka një formë të parregullt dhe shpesh një push gri – sidomos kur është keputur i papjekur mire. Ndërkohë që ftoi i shijshem dhe i pjekur duhet të ketë ngjyrë të artë dhe lëkurë të butë. Por edhe kur ftoi është i pjekur nuk ka shije shumë të mirë.
Edhe pse mund të jetë një frut i vështirë, ai është shumë i dobishëm:
- Forcon sistemin imunitar – i pasur me fitonutrirntë dhe antioksidantë si fenoli.
- Lufton inflamacionin & reaksionet alergjike.
- Burim i larte i vitaminës C, por edhe e mineraleve hekur dhe baker.
- Parandalon sëmundjet e sistemit gastrointestinal dhe lehteson ulcerat.
- Ftoi eshte i pasur me fibra, te cilat lehtësojnë funksionin e sistemit tretës dhe ndihmojnë në rënien nga pesha.
- Ul kolesterolin dhe mban nen kontroll nivelet e presionit te gjakut, kjo edhe fale kaliumit ne permbajtje.
- Parandalon crregullimet kardiovaskulare dhe kancerin
- Stimulon qarkullimin e gjakut & fuqizon flokët – përmban hekur, zink & bakër
- Përmirëson shëndetin e lëkurës – i pasur me vitamina që eleminojnë shenjat e akneve & antioksidantë që parandalojnë shfaqjen e rrudhave.
- Stimulon dhe permireson shendetin e folikulave te flokut dhe shendetin e flokeve ne pergjithesi.
- Mbron lekuren nga rrezet e demshme UV.
- I mire per shendetin e melcise dhe trajtimin e semundjeve te syve.
Si t’i konsumoni:
- Mund ta shtrydhni se bashku me molle ose dardhe dhe te shijoni vetite mireberese nepermjet nje pijeje te shijshme.
- Sigurisht qe mund te beni recel ose marmelate te mrekullueshme per mengjeset e diteve te ftohta, ose mund ta fusni neper receta te ndryshme kekesh.
- Per kuzhinieret me te zellshme, sugjerojme te beni nje gliko ftoi, per te qerasur miqte apo per ta shijuar si nje mesvakt te embel.
- Mund te beni komposto me ftonj.
- Provoni nje caj ftoi: zieni nje ftua te qeruar e te prere ne copa, kulloni lengun, shtojini mjalte dhe shijoni nje pije te ngrohte dhe te shijshme.
- Nje embelsire e shijshme eshte t’i prisni ftonjte ne feta, t’i lyeni me sheqer, t’i shtroni ne nje tave dhe t’i hidhni pak ujë ose verë. Piqini ne furre dhe shijoni nje embelsire te ëmbël, delikate dhe aromatike.