Fundi xhins gjate pranveres eshte nje veshje klasike mese e domosdoshme, i shkurter, i gjate ose me prerje asimetrike. Shikoni cilat jane disa nga tendencat e ketij sezoni dhe zgjidhni ate qe i pershtatet tipit, moshes dhe preferencave tuaja.
Nuk ka rendesi nese është i shkurtër, mesatar, me butona apo fantazi të veçanta, fundi xhins është një domosdoshmëri mes veshjeve te kesaj stine. Zgjedhja juaj duhet bere në bazë të fizikut, mund të kombinohet lehtë dhe është i përshtatshëm si për ditën, në versionet sportive, por edhe për mbrëmje, mbi te gjitha gjate veres, i kombinuar me një palë sandale elegante. Kete vit, modelet me te preferuara jane ata me butona, lara-lara e me pala.
- 1. Liqiuor & Poker – Minifund xhinsi me qendisje lulesh. (42,99 €).
- 2. H&M – Fund i shkurter me butona perpara, blu i erret (24,99 €).
- 3. H&M – Minifund xhinsi me qepje te copave te ndryshme (29,99 €).
- 4. Zara – Fund i gjate me hapje te madhe perpara (5,990 ALL).
- 1. Vivienne Westwood – Fund xhins i ricikluar (Cmimi 197,99 €).
- 2. ASOS – Fund xhins me gjatesi mesatare me prerje rrethore dhe rripa me fruda mbi shpatulla (Cmimi: 53,99 €).
- 3. River Island – Fund xhins me zinxhir (Cmimi: 39,99 €).
- 1. ASOS CURVE – Fund xhins me prerje asimetrike (39,99 €).
- 2. ASOS – Fund i longuette xhinsi me te çare perpara (42,99 €).
- 3. ASOS TALL – Minifund xhinsi me motiv lara-lara si bisht peshku (39,99 €) .
Me ardhjen e pranveres fillon edhe pastrimi i dollapit te rrobave, prandaj bejeni sa me pare kete pune, pasi ne veshjet e vjetshme mund te gjeni edhe fundin e xhinsit qe mund ta rierdorni edhe kete vit. Minifundet mjafton t’i kombinoni me nje pale atlete dhe nje kemishe per te perfituar nje look sportiv, nderkohe qe fundet e gjata deri tek gjuri dhe te ngushta mund t’i perdorni per nje look me elegant. Fantazia eshte e palimituar.